×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / VIDEO

    Zjarr në një qendër lojërash për fëmijë në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë

    Reporteri
    02 Tetor 2026 | 19:08

    Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një qendër tregtare të destinuar për lojëra për fëmijë, në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë.

    Zjarri raportohet se ka shpërthyer rreth orës 17:30, ndërsa nga objekti është parë duke dalë një sasi e madhe tymi.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilat po merren me shuarjen e zjarrit.

    Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

    Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.

    PËRDITËSIM: Zjarri që shpërtheu rreth orës 17:30 në objektin në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë po vazhdon ende, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të zjarrfikësve për shuarjen e tij.

    Pamjet e fundit nga vendi i ngjarjes tregojnë flakë të mëdha që kanë përfshirë qendrën e destinuar për lojëra për fëmijë.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

    Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të panjohura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!