Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se udhëheqës shtetëror të Serbisë po i mohojnë krimet e kryera në Kosovë.
“Mohimi i krimeve është më shumë sesa ekzekutimi i krimeve të reja. Dhe, këtë po e shohim nga lidershipi i Serbisë. Vuçiqi, Daçiqi dhe Gjuriqi po mohojnë krimet anembanë Kosovës, te kryera gjatë viteve 1998-99, të cilat u patën ndalur për shkak të intervenimit humanitar më të suksesshëm në histori, intervenimit të NATO-s”, ka shkruar ai në Facebook, trasnmeton Reporteri.net.
Ndryshe, reagimi i zv. ministrit Ramadani vjen ndaj deklaratave të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se qëllimi i bombardimeve të NATO-s 20 vjet më parë ishte ishte që “të mos mbetej asnjë serb në Kosovë”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.