×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicra ka 113 mijë kosovarë, por janë disa popuj që e kalojnë me numër

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 15:19

    Siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) numri i të huajve që gjatë tremujorit të parë të vitit 2019 i janë bashkuar popullsisë rezidente të Zvicrës ka rënë për 0.2% në krahasim me tremujorin pararendës.


    Ndërsa numri i të huajve nga vendet e BE-së dhe EFTA-s ka rënë edhe më shumë, 0.8%.

    Por, rritjen e balancit të të ardhurve që ka ndodhur, e shpjegon fakti se ka pasur rënie të madhe të numrit të emigrantëve që kanë braktisur Zvicrën. Kjo shkallë gjatë tremujorit që kaloi ka qenë 4.1%. Shifrat kanë shënuar ulje sikur te shtetasit e vendeve të BE/EFTA ashtu edhe te ata të vendeve të treta.

    Si rezultat i këtyre lëvizjeve, bilanci i migrimit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar tregon rritje prej 3.5%, ose 13.652 të huaj më tepër, shkruan albinfo.ch. Nga ky numër, 8481 persona kanë ardhur nga shtete e BE/EFTA, që përbën një rritje prej 4.6%. Nga vendet e treta kanë ardhur 1.8% më shumë të huaj. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2017 bilanci shënon rënie prej 6.7%.

    Gjithsej në Zvicër gjatë periudhës në fjalë kanë ardhur 33580 veta nga BE dhe EFTA për të filluar këtu një punë. Në krahasim me tremujorin e një viti më parë kjo kategori shënon rënie prej 1.5%.

    Në kuadër të bashkimit familjar në Zvicüer kanë migruar 9511 persona ose 6.6% më pak se në kuartalin e parë të vitit 2018. 20.6% të këtyre njerëzve kanë qenë pjesëtarë të familjeve të shtetasve zviceranë.

    Kështu, në fund të marsit në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 090.669 të huaj. 1 milion e 429482 prej tyre janë shtetas të BE-së ose të EFTA-s dhe 661.187, të vendeve të treta.

    Statistika të cilës po i referohemi tregon se në këtë tremujor numri i shtetasve të Kosovës që jetojnë  në Zvicër ka qenë 113 mijë e 482 ose 5.4 për qind e numrit të  huajve. Shtetasit kosovarë janë në vendin e pestë pas italianëve, gjermanëve, portugezëve dhe francezëve. Shtetasit e Maqedonisë (shumica dërmuese e tyre janë shqiptarë), me 66 mijë e 561 ose me 3.2%, janë në vendin e tetë për nga madhësia e komunitetit.

    Përqindjen dhe numrin më të madh ashtu sikurse edhe deri tash e përbëjnë shtetasit e Italisë, 322 mijë 888 ose 15.4%. Pas tyre vijnë në radhë gjermanët me 308 mijë e 736 ose 14.8% ndërsa në vendin e tretë portugezët me 265 mijë e 621 veta ose 12.7%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!