×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicra: Në Berlin u shua ideja e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 15:08

    Zvicra i ka dhënë një mbështetje të fuqishme nismës së Francës dhe Gjermanisë për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa diskutime për korrigjim të kufijve.


    Kjo është bërë e ditur në një reagim të “Swiss Human Security”, që është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës.

    Në këtë reagim është konfirmuar se në Berlin është ‘varrosur’ ideja për shkëmbim të territoreve.

    “Në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin, Gjermania dhe Franca janë angazhuar për një zgjidhje të qëndrueshme negociuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa shkëmbim territorial”, thuhet në këtë reagim në twitter.

    Ndër të tjera thuhet se Zvicra e përkrahë këtë lloj politike e cila kontribuon në stabilitetin e rajonit.

    “Zvicra e ka mbështetur aktivisht këtë politikë për një kohë të gjatë, duke kontribuar kështu në stabilitetin e rajonit”, përfundon reagimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!