×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i AAK-së i reagon ashpër Kocijançiçit: Më shumë i ke shërbyer Gjuriqit sesa BE-së!

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 11:57

    Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, gjatë ditës së sotme ka përsëritur edhe një herë kërkesën e BE-së që autoritetet kosovare të pezullojnë menjëherë taksën e vënë ndaj mallrave nga Serbia, duke tërhequr vëmendjen se kjo tarifë pengon Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE.


    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri i cili ka thënë se gjatë tërë mandatit të saj Maja Kocijançiç më shumë ka funksionuar si zëdhënëse e Zyrës për Kosovë së Marko Gjuriçit se sa të vendeve anëtare të BE, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Tahiri ka shtuar se kushtëzimi i dialogut nga ana e BE-së nënkupton bllokim permanent të dialogut.

    Postimi i plotë:

    Gjatë tërë mandatit të saj Maja Kocijançiç më shumë ka funksionuar si zëdhënse e Zyrës për Kosovë së Marko Gjuriçit se sa të vendeve anëtare të BE. Qëndrimet e saj që sot u paraqitën në media janë vetëm vazhdimësi e qëndrimeve të mëparshme. Kushtëzimi i dialogut nga ana e saj nënkupton bllokim permanent të dialogut. Kosova është për dialog të pakushtëzuar. Nëse doni, ne kemi plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!