×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i lartë i PDK-së merret me VV-në pas protestës në Berlin, e quan absurde

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 19:36

    Derisa në Berlin dyshja Merkel-Macron prisnin liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe presidetin Thaçi e kryeministrin Haradinaj, në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje mbajti protestë po ashtu në Berlin.


    Sipas organizatorëve të protestës qëllimi është që t’i tregojnë botës që Thaçi dhe Vuçiqi nuk janë përfaqësuesit e duhur të cilët nuk paraqesin unitetit e qytetarëve, sidomos ata kundërshtojnë Presidentin Thaçi.

    Por kjo protestë e organizuar nga VV në Berlin fare nuk i ka pëlqyer zyrtarit të lartë të PDK-së Betim Gjoshi.

    Ai përmes një shkrimi në Instagram ka kritikuar partinë e Albin Kurtit duke thënë se është shndërruar në subjekt politik absurd.

    Postimi origjinal i Gjoshit:

    Vetëvendosje është shëndërruar në subjekt politik absurd.

    Berlini, Londra, e shumë qendra të tjera evropiane e botërore duhet të vazhdojnë të shohin kërkesën e shqiptarëve për zbardhjen e krimeve serbe ndaj shqiptarëve, e jo të shohin shqiptarë derisa protestojnë kundër një shqiptari që tashmë 30 vjet është dëshmuar me kontributin për vendin e tij dhe luftën kundër Serbisë.

    Është e pakapshme për mendjen e shëndoshë të shohësh një subjekt politik që keqpërdorë një grup njerëzish, që duke qenë larg atdheut kanë një ndjenjë më të veçantë ndaj vendit të tyre. Ky subjekt politik nuk e ka as guximin më të vogël të protestojë kundër një njeriu që vazhdon të mos kërkojë falje për krimet e Serbisë në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan. Aleksandër Vuqiq ishte aty dhe të vetmit që protestuan ndaj deklaratave të tij ishin gazetarët nga Kosova, të cilët vazhdojnë t’ia kujtojnë me plotë të drejtë se ku janë kufijtë e tij.

    E vetmja e mirë që mund të shihet nga protestat e tilla është numri i papërfillshëm i pjesëmarrësve. Qytetarët e Kosovës dhe atdhedashësit e diasporës e kanë kuptuar dhe nuk i besojnë më një subjekti politik absurd. /Reporteri.net/.

    VV-ja proteston në Berlin në kohën kur nis Samiti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!