Britania e Madhe aprovoi për përdorim pilulën eksperimentale të kompanisë amerikan Merck që lufton Covid-19. Është autorizimi i parë që jepet nga ndonjë rregullator publik për një trajtim oral ndaj koronavirusit tek të rriturit.
Ekspertët thonë se nëse autorizohet gjerësisht, medikamenti mund të ketë potencial të madh në ndihmë të luftës ndaj pandemisë që ka pushtuar botën. Pilulat merren shumë lehtë, ndërsa prodhuesit dhe farmacitë mund t’i bëjnë ato lehtësisht të aksesueshme në vendet e varfra, në zhvillim dhe në ato me infrastrukturë të dobët që kanë dhe kufizime në furnizimin me vaksina.
Të dhënat e testeve të ilaçit, të cilat janë kontrolluar me kujdes nga rregullatori britanik, kanë konfirmuar shanse reale të parandalimit të vdekjeve apo simptomave të rënda nga Covid-19 në personat më të rrezikuar. Qeveria e Londrës po shqyrton mundësitë se si do të jepet kjo pilulë për pacientët, ndërsa ka porositur 480 mijë pilula nga kompania amerikane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.