×
Opinione

Plani për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë

Reporteri
16 Janar 2020 | 17:23

Autor: Avni Mazreku 


Si të dilet nga situata aktuale…..


Periudha nga përfundimi i certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, e deri më tani tregon se edhe nëse do të arrihet marrëveshja për qeverisjen vendit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, projeksionet programore dhe objektivat e dy subjekteve të lartpërmendura për procesin e shtetëbërjes mund të dështojnë.

Për të mos ardhur deri në këtë situatë, Lëvizja Vetëvendosje duhet të veproj si në vijim:

Përbërja e Qeverisë

VV do të duhej të propozonte një qeveri kalimtare, e llojit të ekspertëve por me karakterë nacional dhe tematik, për një periudhë 12 deri 18 muaj;

Qeveria kaimtare do të duhej të jetë rrezulltat i një kompromisi gjithpërfshirës (në këtë qeveri të përfshiheshin të gjitha partit politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës);

Kryeministri i Qeverisë kalimtare do të duhej të ishte kandidati/kandidatja e propozuar nga VV;

Numri i ministrive, përkatësisht reduktimi i ministrive do të duhej të përfshihej në kuadër të reformës së Adminitratës Publike dhe të vendosej si njëri nga top-prioritetet e qeverisë së re;

Numri i këshilltarve politik nëpër minitri do të duhej të reduktohej në 3 dhe për kanditatët në postet e këshilltarëve politik të vendoste një Komision i pavarur professional, jashtë çdo ndikimi partiak;

Ky grup i njerëzve të përzgjedhur në këto poste do të kishte linja të komunikimit të drejtpërdrejtë me kabinetin e Kryeminitrit të vendit dhe normalisht profili i tyre do të duhej të korrespodonte me 34 Politikat Sektoriale vitale për shtetin dhe do të duhej të ishin jashtë çdo agjende partiake. Në fakt, këta profesionist do të duhej të përbënin boshtin qëndror të teknokratëve për shtetin;

Numri i minitrive të ndahej në raport me përqindjen e fituar në zgjdhjet e 6 tetorit 2019.

II. Në çka do duhej të pajtoheshin partitë politike sa i përket prioriteteve të qeverisë kalimtare:

Gjatë periudhës 12-18 mujore prioriteti i parë i qeverisë do duhej të ishte de-politizimi i të gjitha agjencive të pavarura shtetërore, ku është e nevojshme edhe shuarja e tyre. Njerëzit e rinjë në këto pozita do të duhej të përzgjidheshin nga një komision plotësisht i pavaruar dhe nga asnjë lloj ndikimi politik (Marrëveshja me Ambasadën Britanike të implemetohej plotësisht në këtë çështje). Vetëm atëher kur zhvishen Agjencionet e Pavaruara të Shtetit nga ndikimi i oligarkëve dhe partive politike do të funksionalizohej shteti i Kosovës;

Refomra në sitemin e drejtësië dhe largimi i elemenëteve kriminal/oligarkik/partiak nga ky sektor, e garanton funksionalizimin e shtetit ligjorë. Atëher kur të gjithë janë të barabart para ligjit mund të garantohet edhe ardhja e investimve të jashtme si parakusht për zhvillim ekonomik që do të rezultonte në ndaljen e ikjes së njerëzve nga Kosova;
Reforma e sistemit zgjedhor do të duhej të kryhej poashtu brenda kësaj periudhe;
Reforma e Administrates Publike;

Do të duhej të përshpejtohej procesi i funksionalizimit të plotë të FSK me kapacitetet e saja operacionale (rritja e fondeve për FSK-së, duke i reduktuar sektorët e panevojshëm , e sidomos nga reduktimi i shpenzimeve të zyrtarëve të lartë publikë);

Rritja e fondeve dhe investimet në strukturat e specializura të policisë (njësive speciale), 10 fishë paga më të larta për top-njësin e policisë së Kosovës, poashtu edhe dhejtfishimi i numrit të pjesëtarëve të kësaj njësie, marrë parasysh nevojën e Kosovës për goditjen e organizatave dhe elemteve tjera kriminale në vend. Fondet për këtë poashtu janë lehtësisht të siguruara nëse bëhen reduktime nga sektor jo shumë të nevojshëm dhe nga shpenzimet e zyrtarëve të lartë publik. Zyrtarë që përdorin automjete do të duhej tu ndalohej 100% dhe në vend të kësaj të kompenzoheshin për biletat e autobusëve, ndërsa fondet e siguruara nga shitja e veturave të tepërta të shkonin për policinë dhe FSK-në;

Fondet e ndyshme të Kosovës, si ato të trustit pensional dhe fonde nga shitja e aseteve publike të konsideroheshin në mundësin e orientimit të tyrë në drejtime ku mund të gjeneronin vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik;

Të rishikohej plotësisht sektori energjetik dhe i telekomunikacionet, si rrezulat i një analize gjithëpershirëse dhe të strategjie të dalë nga kjo analizë të veprohej;

Sektori i arsimit të zhvishej plotësishtë nga ndikimi i strukturave

Oligarkike/kriminale/partiake. Të rishikohej plotësisht 10 vjeçari i fundit dhe të eleminoheshin plotësisht problemet e krijura që do të çonte në një reform esenciale në këtë sektor në të gjitha nivelet;

Sektori i shëndetsisë poashtu të zhvishej nga të gjitha ndikimet oligarkike/partiake, dhe sigurimet shëndetsore të funksionalizoheshin;

Të hartohej një strategji për investimet nga diaspora, e cila do të çonte drejt garantimit të investimeve nga diaspora me zero ngarkes tatimore për 5 vite, nga dita e themelimit të biznesit respektiv dhe e gjithë teknologjia e importuar për nevojat e këtyre bizneseve të lirohet nga tarifat doganore.

III. Poltika e Jashtme dhe Integrimet Evopiane

E gjithë trupa diplomatike e akredituar do të duhej të i nënshtrohej një ri-shikimi/vlerësimi nga një komision profesional sa i përket shkallës së kompetencës së tyre dhe verifikimit nga ana e AKI; brenda periudhës 12-18 mujore;

Prioritetet për qeverinë kalimtare do të duhej të ishte anëtarësimi në organizata ndëkombëtare, sepse sovraniteti i shtetit artikulohet në raport me rolin e shtetit në organizata ndërkombëtare;

Dihet mirëfilli se anëtarësimi i Kosovës me status të shtetit të pavarur në Bashkimin Evropian është i pa mundur, përderisa ekzistojnë shtete anatare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarsin e Kosovës, prandaj Kosova do duhej të bojkotonte çfarëdo nisme që çon drejt përfshirjes së saj si territor, e jo si shtet në BE, dhe rrjedhimisht Kosova do të duhej të ndërtonte raporte me BE-në të tipit Norvegji-BE ose Zvicër-BE.

Bisedimet me Serbinë dhe roli i BE-së në këtë process

Për cilin do nivel të përfshirjes së BE-së, përkatësisht Përfaësuesit të Lartë të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, në procesin e bisedimeve Kosova do duhej të kërkonte paraprakishtë qartësimin e pozicionit të BE-së në raport me statusin e Kosovës;

Bisedimet me Serbin do duhej të zhvilloheshin në bazë të një platforme nacionale e cila respekton parimet bazë të kushtetutës së Kosovës, konsenzusin nacional dhe eleminimin e çfarëdo tendence që çon drejt anashkalimit të Kuvendit të Kosovës.

*Ky version është preliminar dhe nuk ka qëllim asnjë lloj ndikimi është veçse ide e autorit.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!