×
Opinione

Vice dhe BuzzFeed mendohej të ishin e ardhmja e lajmeve, çfarë ndodhi?

Reporteri
22 Maj 2023 | 13:11

Autor: Jane Martinson


Pasi Rupert Murdoch investoi dhjetëra miliona funta në kompaninë e tij të botimeve digjiitale në vitin 2013, Shane Smith, pronar i Vice Media, qeshi se sa shumë kompanitë e vjetra mediale e dëshironin biznesin e tij të ri seksi. Duke pranuar se kishin mbetur mbrapa, ata do të ofronin miliarda: “Dhe ne vazhdojmë të themi ‘jo, jo, jo””.

Menjëherë pas kësaj, Jonah Peretti i BuzzFeed, rivali më i afërt i Smith për vëmendjen e kokërdhokëve të syve të rinj dhe të moshuarve të pasur, ishte në Londër për të folur rreth planeve për dominimin global të tij. Ka një preokupim të tepërt me paratë, tha ai. Ai u përpoq ta shmangte atë, ngase, “pastaj ne nuk po mendojmë se çfarë po bën kompania, por çfarë ia vlen”.

Por tani të gjithë janë duke menduar rreth se çfarë Vice Media dhe BuzzFeed vlejnë; në fillim të kësaj jave, Vice kërkoi mbrojtje nga falimentimi, vetëm disa javë pasi që BuzzFeed mbylli një operacion lajmesh që dikur kërkonte të rivalizonte emrat më të mëdhenj të lajmeve. Të dy kompanitë mediale digjitale – që dikur thirreshin si e ardhmja e lajmeve – tani janë të vlefshme sa një fraksion i dikurshëm i tyre. Vice, që u vlerësua me afër 6 miliardë dollarë vetëm pak pasi investoi Murdoch, pritet të blihet për rreth 225 milionë dollarë nga huadhënësit e mbetur.

Arsyeja e këtyre rënieve të papritura, që ndodhën bashkërisht, është relativisht e thjeshtë, ndonëse tepër zemërthyese për të gjithë ata që tani përballen me papunësinë. Vice dogji të gjitha paratë që investitorët hodhën mbi të dhe ende kishte aq shumë borxhe të papaguara – 834 milionë dollarë – sa rritja e normave të interesit e bëri që e ardhmja e tij të paqëndrueshme. Çmimet dhe titujt nuk e penguan BuzzFeed që të përpiqet të fitojë mjaftueshëm para.

Por çfarë shkoi dëm nuk ishte vetëm përkeqësimi i klimës ekonomike, mendjemadhësia dhe keqmenaxhimi, por edhe një sistem pagesash në të cilin këta dy të dashur aq të ndryshëm medial digjital u ngritën për të dështuar.

Kujtojeni se sa të ndryshëm ishin: Vice, u krijua nga një revistë hiçi derisa interneti i dha shtrirje globale, kur dërgoi një yll basketbolli për të takuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ndërkohë, BuzzFeed, i themeluar nga një kalifornian liberal, donte të bëhej New York Times i rrjetit me një linjë anësore në videot e maceve.

Të dy u ushqyen nga ideja se arritja e audiencës ishte e gjitha dhe se reklamimi digjital do të mjaftonte për të paguar për të gjithë përmbajtjen që konsumohej nga një brez i kujdesur për nevojën për përditësime të vazhdueshme, ose “hot take” siç i quajti Peretti. Kompanitë e mediave sociale të lindura në ueb përqeshnin grupet e vjetra të mediave me kostot e tyre të pista të printimit dhe ofruan një lidhje për lexuesit më të rinj që nuk lexonin më gazeta apo nuk shikonin TV. Fakti që gjysma e amerikanëve 18 deri në 34 vjeç shkuan në Buzzfeed.com çdo muaj, sipas hulumtimit të Google Analytics, bëri që një sajt me humbje të duket e ardhmja, me gjithë faktin se ata përdorues nuk shpenzonin asnjë para atje. Kur lodhja shtohej nga reklamat që vazhdonin ta ndalonin përmbajtjen e tyre, madje edhe videot e maceve, reklamuesit u zhvendosën diku tjetër.

Ideja e rinisë jo vetëm si e ardhme, por si ilaç, ishte e vërejtshme qysh në vitin 2014, kur vizitova Vice-n në Shoreditch. Kur të dhënat e Comscore sugjeruan që Guardian dhe markat e tjera të mediave të trashëguara tërhoqën qindramijëra më tepër sesa Vice.com, kompania e quajti analizën “të pasaktë”. Si tregues i mëtepërt, reklamuesit e vjetër thanë se fakti që vizitat në Vice ishin qindramijëshe, ndërkohë që shumë njerëz të moshuar favorizuan mediat e vjetra, ishte më e rëndësishme.

Joseph Teasdale, kreu i teknologjisë në Enders Analysis, thotë se disa nga problemet me të cilat përballeshin të dashurit digjitalë gjatë asaj kohe edukuese (vitet e tmerrshme teknologjike të adoleshencës) ishin se ata mbetën “fusha të mira ende në kërkim të një plani biznesi”. Investitorët me kënaqësi do të shpenzonin para me shpresën e suksesit të ardhshëm, por vetëm për një copë kohë të kufizuar.

Është e qartë po ashtu se platformat e mediave sociale si Facebook dhe Google rezultuan burime jo të besueshme financimi. Pa ndonjë sanksion të vërtetë, Facebook thjesht mund ta ndërronte algoritmin e tij për të ndaluar promovimin e kronikave të lajmeve, ndërsa Google duhej të bindej për dallimin dhe vlerën e editorialit kundrejt reklamës. Të dy, BuzzFeed dhe Vice ishin ndër të parët që u përballën dhe më pas u kritikuan për trajtimin e tyre të këtij dallimi. Ndërkohë, Gen Z kishte përparuar, shtrirja e tij e zvogëluar e vëmendjes tani është fiksuar në përmbajtje edhe më të shkurtër në video në Snapchat dhe TikTok.

Investitorët me parat për shpenzim janë ende me vullnetin t’i mbështesin sipërmarrjet e reja që ofrojnë informacion dhe lajme për gjeneratën e ardhshme, duke përfshirë një të lansuar nga Smith në SHBA dhe dy në Londër, Tortoise dhe News Movement. Në fillim të këtij muaji, Messenger u lansua në ShBA me 50 milionë dollarë dhe një themelues, Jimmy Finkelstein, i cili dëshiron një alternativë ndaj një media kombëtare lajmesh tepër përkrahëse.

Derisa Vice dhe BuzzFeed po përpiqeshin dhe po dështonin të zhvillonin planet e tyre të biznesit, kompanitë e medias së trashëguar duhej të zhvillonin mënyra të reja për të fituar para, derisa të ardhurat nga qarkullimi dhe reklamat pësuan rënie. Të përballurit me zërat gjithnjë e më të lartë në internet, për disa kjo nënkuptonte një lëvizje drejt mediave më partizane. Ose, “lajme për të moshuarit e zemëruar”, siç përshkruan Roman Roy në “Succession ATN”, kanalin e lajmeve të ngjashme me Fox-in që familja imagjinare ende e zotëron pasi mbyti dy sipërmarrje mediatike të ngjashme me Vice.

Nëse kjo është gjithçka që ka mbetur pasi njerëzit e parave dhe teknologjisë kanë mbaruar së eksperimentuari me lajmet në internet, atëherë, të rinj e të vjetër, të gjithë duhet të jemi të zemëruar.

*Jane Martinson është profesoreshë në Universitetin e Londrës. Ky tekst u botua në “The Guardian” dhe u përkthye në shqip nga Klan Kosova. 

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!