×
  • Prospect
  • Prospect

    Çka nëse?

    Reporteri
    18 Nëntor 2022 | 13:55
    Fotografi ilustruese

    Autor: Rebecca Onion


    Çka nëse pikturat e Adolf Hitler do të ishin vlerësuar dhe ai të kishte hyrë në art në vend të politikës? A e keni menduar ndonjëherë se a do të kishte pasur reputacion kaq të ndritshëm John F Kennedy po t’i kishte mbijetuar atentatit dhe të ishte rizgjedhur president për një mandat të dytë? Ose se si Shtetet e Bashkuara do t’ia kishin dalur nën okupim japonez? Ose se si do të ishte bota po të mos i kishte shpikur askush aeroplanët?

    Nëse u shkojnë për qefi këso spekulimesh rreth historisë në kuptime kundërfaktike, ka shumë libra që mund t’ju kënaqin. Kundërfaktikja është një mike e shkrimtarëve fantashkencorë dhe njerëzve të dhënë pas diskutimeve. Megjithatë kjo “çka nëse” nuk është mënyrë diskutimi që mund ta dëgjoni zakonisht nëpër seminare historike. Në një kohë gjatë karrierës sime shkollare, u njoftova mirë me idenë që kundërfaktualizmi (siç shkruante historiani britanik E P Thompson më 1978) është “Geschichtwissenschlopff, jashtëqitje johistorike“.

    ’Çka nëse’-ja është humbje kohe” shkruante në titull historiani nga Kembrixhi, Richard Evanns në një pjesë në “The Guardian”. Duke parë mbi shumë instanca kundërfaktuale në diskursin publik në përvjetoret e Luftës së Parë Botërore, Evans shkruante se “ky lloj fantazimi është tashmë tërbues, dhe kërcënon të ngulfasë perceptimet tona mbi atë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në të kaluarën, duke shtyrë matanë përpjekjet tona shpjeguese në favor të përpjekjeve të kequdhëzuara dhe të pavlefshme nëse vendimet e marra në gusht të 1914’ës ishin të drejta apo të gabuara”. Edhe ashtu është mjaftueshëm e vështirë të lexohet dhe studiohet kompleksiteti i ngjarjeve aktuale, argumentonte Evans. Le të rrimë larg universeve alterantive.

    Por, ama prisni një minutë. Në tetor 2015, pyetur nëse, po të kishte rastin, do të vriste Hitlerin në foshnjëri, kandidati presidencial amerikan Jeb Bush u entuziazmua: “Djalli e martë, sigurisht që po”. Kur “The New York Times” u pati kërkuar lexuesve të vet të bënin të bënin të njëjtën zgjedhje, vetëm 42% u përgjigjën me “Po” të paekuivok. Dhe, siç edhe ilustroi pyetja e menduar mirë nga Matt Ford në The Atlantic, në mënyrë që përnjëmend të mund t’i përgjigjesh kësaj pyetje dukshëm të marrë, duhet të definoni bindjet e juaja për natyrën e progresit, kontingjencën e brendshme të ngjarjeve, si dhe ndikimin e individëve – madje edhe atyre karizmatikëve – rreth rrjedhës së ndryshimeve historike. Këto janë pyetje të mëdha e të rëndësishme. Atëherë, po qe se shtrohen mirë, si pyetje, dhe kundërfaktualiteti mund të na ndihmojë të mendojnë në përtejshmëri, a nuk duhet që t’ia lejojmë një copëz hapësire në tablon historike?

    Një arsye se pse historianët profesionistë shpërfillim kundërfaktualizmin është se ato rrëshqasin larg dëshmive. Puna e shkrimit akademik të historisë varet nga grumbulli i burimeve primare dhe sekondare, dhe historiani gjykohet në interpretimin e atyre dëshmive të disponueshme. A ka provuar ai mjaftueshëm të gjejë atë lloj të dëshmive që do t’i përgjigjeshin pyetjeve të tij? A ekstrapolon kuptim të tepërt nga arkiva të pjesshme e të pakëta? Ose, a është dashur të llogarisë në ndonjë tjetër grup të ndërlidhur burimesh? Për historianin profesionist këto burime nuk janë incidentale në interpretimin e historisë; ata janë vetë gjaku i jetës së saj. Në një spekulim kundërfaktual, standardi i zakonshëm i përdorimit të dëshmive është i kthyer përmbys, dhe shkrimtari mund ta gjejë veten të ketë devijuar larg regjistrit – distancë kjo që lë hapësirë të tepërt për fantazim dhe interpretim, duke bërë supozivisht argumentim historik tingëlllon shumë e më shumë si fiksion.

    Çka është edhe më keq, spekulimet kundërfaktuale burojnë natyrshëm nga supozimet konzervative rreth asaj se çfarë e bën tik-takun e historisë. Sikur historitë popullore të bestseller-ëve, kundërfaktualistët zakonisht për temë e marrin luftën, biografinë ose ndonjë histori të vjetër të teknologjisë që thekson rëndësinë e shpikësit. (Kjo pjesërisht është edhe arsyeja që Evans kundërfaktualizmin e quan ‘formë të atavizmit intelektual). Kundërfaktualistët popullorë merren me rezultate të konflikteve ushtarake (Lufta Civile dhe Lufta e Dytë Botërore janë shpërputhshmërisht popullore), ose kërshërisin rreth asaj se çfarë do të ndodhte nëse një lider i famshëm si Adolf Hitler do të ishte vrarë (ose, në disa raste, nëse s’do të kishte vdekur). Këto spekulime kundërfaktuale i caktojnë një rëndësi marramendëse liderëve politikë dhe ushtarakë – një fokus që për shumë historianë duket regresiv dhe që ngjarjet historike i shohin si rezultat të proceseve të ndërlikuara sociale dhe kulturore, dhe jo zgjidhje të një grupi të vogël njerëzisht “të rëndësishëm”.

    Qasja ndaj historisë me “luftëra dhe njerëz të mëdhenj” jo vetëm që shumë historianëve u duket intelektualisht e bankrutuar, ajo gjithashtu përjashton ata zëra të së kaluarës të cilët historianët kanë punuar me shumë mundime të për t’i rikuperuar në këto dekadat e fundit. Gratë – si individë, ose grup – gati se kurrë nuk shfaqen, dhe historia sociale, kulturore dhe ambientore gjithashtu mungon. Evans, sa i përket pjesës së tij, mendon se kjo vjen për shkak se temat komplekse kulturore nuk janë lehtë të kuptueshme përmes dioptrisë thjeshtuese të “çka nëse”-s. Ai e përdor atë rezistencë si provë kundër vlefshmërisë së vetë praktikës: “Rrallë gjen kundërfaktualë për tema të tilla si kalimi nga ndjeshmëria klasike në romantike në fund të shekullit të 18-të, ose shfaqja e industrisë moderne, ose revolucioni francez, sepse ato janë thjesht shumë të komplikuara për të qenë të ndjeshëm ndaj spekulimeve të thjeshtuara të ‘çka-nëse’-s”.

    Pavarësisht gjithë këtyre kritikave, disa historianë kohëve të fundit kanë bërë argumente bindëse se kundërfaktualizmi mund të jetë i mirë – për lexuesit, për studentët dhe shkrimtarët. Spekulimet historike, thonë ata, mund të jenë një ushtrim i shëndetshëm për historianët që kërkojnë të mendojnë shumë për motivet dhe metodat e tyre. Kundërfaktualët, nëse mendojnë mirë, mund të detyrojnë një vështrim super të përpiktë në mënyrën se si historianët përdorin provat. Dhe kundërfaktualët mund t’i inkurajojnë lexuesit të mendojnë për natyrën e rastësishme të historisë – një ushtrim që mund të ndihmojë në ndërtimin e ndjeshmërisë dhe zvogëlimin e ndjenjave të përjashtimit kombëtar, kulturor dhe racor. A ishte ShBA-ja gjithmonë e destinuar (siç besonin ideologët e saj të shekullit të 19-të) të pushtonin pjesën e mesme të kontinentit të Amerikës së Veriut, nga deti në detin e shndritshëm? Apo është gjeografia e saj kombëtare rezultat i një sërë vendimesh dhe kompromisesh – disa prej të cilave, nëse do të ndryshonin, mund të kishin çuar në një rezultat tjetër? Pamja e fundit lë më shumë hapësirë ​​për analizë, më shumë mundësi për të shqyrtuar se si funksiononte fuqia gjatë zgjerimit; është gjithashtu sferë trajtimi e kundërfaktualëve.

    Një nga premisat fondamentale të pro-kundërfaktualizmit të ri është kjo: po aq sa ka mënyra të mira dhe të këqija të shkruarit të historive standarde, po aq mënyra ka për përmbledhur kundërfakutalizëm të mirë. Historiani Gavriel Rosenfeld në Universitetin Fairfield po punon rreth historive alternative të hebrejve, dhe mirëmban një bllog të quajtur Counterfactual History Review, ku grumbullon analiza dhe shembuj të kundërfaktualizmit në diskursin publik, shumica prej të cilave janë të periudhës së nazistëve: Adaptimi i kohëve të fundit i Amazon’ës i novelës së Philip K Dick “The Man in the High Castle”; argumenti i kandidatit presidencial amerikan Ben Crason që Holokausti ka mundur të parandalohej nëse hebrejt do të kishin qenë më mirë të armatosur; dhe po, “vrasjen e Hitlerit në foshnjëri”. Rosenfeld argumenton se pikënisja e kundërfaktualëve nga shtrirja kohore aktuale duhet të jetë bindëse; me fjalë tjera, është shumë më produktive, thënë analatikisht, të spekulosh rreth një situate se si do të mund të kishte ngjarë, se sa një gjë krjetësisht joprobabile. Ai gjithashtu citon “rregullin e rishkrimit minimal” që i kërkon spektatorit të mendojë për një pikë madhore divergjence, dhe të mos supozojë dy ose më shumë ndryshime të mëdha në një kohështrirje alternative.

    Historiani Timothy Burke në Kolegjin Swarthmore në Pensilvani, ligjëron një seminar në këtë temë, dhe shkroi në bllogun e tij rreth një projekti mësimor ku u jep një grup studentësh skenare kundërfaktuale. (“Marry Wollstonecraft nuk vdes në lindje të vajzës por në fakt jeton deri në pleqëri”; “Shoqëritë indigjene amerikane bëjnë rezistence të gjallërishme ndaj sëmundjeve të Botës së Vjetër në kohën e kontaktit me evropianët në shekullin e 15’të) dhe pyet të luajnë me skenare. Kjo eksperiencë u tregon studentëve se si të përdorin dëshmitë e drejtpërdrejta dhe kontekstuale nga kohështrirja jonë për të mbështetur pohime kundërfaktuale. Një skenar i mirë kundërfaktual duhet të gjenerohet me vëmendje ndaj asaj që tashmë dihet – rreth vendosjes, kohës dhe njerëzve të përfshirë. Sa më afër mundësisë historike aktuale kundërfaktuali, aq më i besueshëm mund të gjykohet se është. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një kundërfakt që është relativisht i afërt me të dhënat historike dhe ofron një mënyrë të re për të menduar për periudhën në diskutim. E parë në këtë mënyrë, ushtrimi i ndërtimit të një kundërfaktuali ka vlerë të vërtetë pedagogjike. Për ta bërë atë mirë, studentët duhet të kuptojnë se cilët faktorë kanë rëndësi në shkrimin e historisë, të argumentojnë për rëndësinë e faktorëve që kanë zgjedhur për të diskutuar dhe të përdorin provat ekzistuese më të dobishme. Është një urdhër i gjatë dhe shumë larg nga spekulimet e kota.

    Të menduarit në mënyrë kundërfaktuale, argumentojnë mbështetësit, është ushtrim mendor që përshkon shumë disiplina të tjera akademike; është gjithashtu e zakonshme në bisedat e përditshme. Kur pyesni veten se çfarë lloj personi do të ishit nëse nëna juaj do të ishte martuar me të dashurin e saj në kolegj në vend të babait tuaj, ju po e përdorni atë spekulim për të menduar me zë të lartë për përvojat e nënës suaj, ndikimin e babait tuaj dhe mënyrën se si ata të dy së bashku, formuan jetën tuaj. “Pse profesioni akademik në tërësi është kaq rezistent ndaj një praktike që është aq mirë e vendosur në nivelet personale dhe shoqërore, pasi individët dhe grupet i konsiderojnë rezultatet dhe tregojnë histori të bazuara në supozimin se jeta mund të ketë qenë ndryshe?” pyet historiani britanik Jeremy Black, libri i të cilit “Other Pasts, Different Presents, Alternative Futures” (2015) mbron kundërfaktualizmin. Historianët që refuzojnë të angazhohen me kundërfaktualë humbasin një mundësi për të folur për historinë në një mënyrë që ka kuptim intuitiv për johistorianët, ndërkohë që futin teoritë rreth provave, shkakësisë dhe kontingjentit në përzierje.

    Karakteristika më e mirë e kundërfaktualëve të realizuar mirë mund të jetë, në fakt, mënyra se si ata e bëjnë më të dukshme mjeshtërinë e qenësishme në shkrimin e historisë. Në fund të fundit, edhe studiuesi ose autori më i kujdesshëm përdor një lloj procesi selektiv për të nxjerrë një tregim, një grup pyetjesh ose një argument. Dhe studiuesit pyesin veten “çka-nëse” gjatë gjithë kohës. Ata mund të mos i shënojnë ato në tekstin e tyre, por pyetja e nënkuptuar është aty. Duke shkruar në një punim të vitit 2010, historiani Benjamin Wurgaft në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets argumenton se, ndërsa spekulon mbi ‘çka-nëse’ se ‘Si do të kishte qenë puna e [teoricienit hebre gjerman Walter] Benjamin nëse ai nuk do të kishte lexuar kurrë Marksin?’ mund të duket paksa arbitrare, zgjedhja duhet t’u kujtojë historianëve natyrën subjektive të zgjedhjeve të tjera që ata bëjnë gjatë gjithë kohës. “Të bësh pyetje të qarta kundërfaktuale është vetëm një formë e karikaturuar ose ekstreme e llojit të hetimit në të cilin ne përfshihemi gjatë çdo analize historike”, shkruan ai. “Me fjalë të tjera, ne vazhdimisht pyesim se në çfarë rrethanash tregimet tona morën formën që morën ato, dhe vazhdimisht paraqesim kundërfaktualë në nënvetëdije.” Megjithatë, përsëritja përfundimtare e një historie akademike shpesh fsheh procesin selektiv të mendimit që shkoi në prodhimin e saj. Botuesit dhe lexuesit duan një Argument të Madh dhe sistemi i shpërblimit brenda akademisë kërkon një ndërhyrje vendimtare. Këto janë ndikime të forta që i shtyjnë studiuesit larg spekulimeve dhe drejt argumentimit të fuqishëm e përfundimtar.

    Ndërkohë, akademikët në valën e re të shkrimit kundërfaktual po largohen nga qasja e madhështorëve, duke eksperimentuar me çfarë-nëse në shkrimin e historisë sociale, kulturore dhe intelektuale. Holokausti i Shmangur: Një histori alternative e hebrenjve amerikanë, 1938-1967 (2015) nga historiani Jeffrey Gurock në Universitetin Yeshiva në Nju Jork tregon se sa stimulues mund të jetë një kundërfakt i nxjerrë nga historia shoqërore, edhe nëse është më e vështirë për t’u argumentuar, dhe ndoshta më pak popullor komercialisht se qasja standarde ‘JFK jeton në një moshë të pjekur’. Libri i Gurock merr një ngjarje në dukje të lumtur si një pikë divergjence dhe nxjerr përfundime të errëta. Nëse aleatët do t’i kishin dalë kundër Hitlerit në 1938 dhe Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti nuk do të kishin ndodhur kurrë, shkruan ai, antisemitizmi aktiv i pranishëm në kulturën amerikane para Luftës së Dytë Botërore nuk do të ishte shkrirë në postin e vetëdijshëm. – multikulturalizmi i luftës që (në kohën tonë) u bë gjithnjë e më i përhapur.

    Komuniteti hebre ‘allohistorik’ ose spekulativ i Gurock-ut në SHBA u ndje nën presion për t’u asimiluar, ose përndryshe do të përballet me censurën nga fqinjët e tyre. “Të rënduar nga ankthet dhe pasiguritë”, shkruan Gurock, këta hebrenj amerikanë alt-historikë “zakonisht e gjenin veten duke parë mbi supe të krishterët përreth tyre, të shqetësuar se besnikëria e tyre politike do të vihej në dyshim”. Ky grup historik alt-historik, i asimiluar në vështirësi do të kishte dështuar të mbështeste lëvizjet e tjera të të drejtave civile në SHBA dhe do të humbiste solidaritetin me popullin hebre jashtë vendit. Ky spekulim – i informuar nga ekstrapolimi nga ngjarjet e paraluftës dhe nga të kuptuarit e rëndësisë së Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit në perceptimet e SHBA-së për komunitetin e saj hebre – është një kundërfakt i besueshëm bindshëm që më bëri gjithashtu të mendoj dy herë për kuptimin tim të Dinamika sociale e messhekullit të vendit tim.

    Kundërfaktualët, si historitë revizioniste, mund të hedhin një çelës në historinë e vetëkënaqur nacionaliste që bën përkujtime dhe festime të lehta. Shkencëtarët politikë Philip Tetlock dhe Richard Ned Lebow dhe historiani Noel Geoffrey Parker filluan koleksionin e tyre të redaktuar Unmaking the West: ‘Çfarë-Nëse’ Skenarët që Rishkruajnë Historinë Botërore (2006) me një hyrje të historisë alternative, shkruar nga një historian imagjinar kinez. i cili banon në një rrjedhë kohore në të cilën Lindja kishte dominuar botën midis shekujve 18 dhe 20. Po sikur libri të ishte shkruar nga ajo anë tjetër e historisë? “Vlera kryesore e një ushtrimi të tillë, ne sugjerojmë, është përulësia”, shkruajnë autorët. “Bota që ne banojmë nuk është veçse një nga një grup i madh botësh të mundshme që mund të ishin krijuar nëse ndonjë hyjni do të mund të riprodhonte kasetën e historisë, siç spekuloi dikur Stephen Jay Gould.

    Dyshoj se mund të më duhet të futem në zakonin kundërfakt. Kohët e fundit kam folur publikisht për historinë e skllavërisë në SHBA. Një nga pengesat më të mëdha për bisedat e sinqerta rreth kësaj historie duket të jetë mungesa e imagjinatës nga ana e amerikanëve të bardhë: a mund të kishte ndodhur vërtet e gjithë kjo këtu? Në shtëpitë tona, fushat tona, qytetet tona? Dhe shumica e njerëzve jo të skllavëruar – veriorët dhe jugorët – ishin mirë me të? Kjo duket disi e pamundur, dhe amerikanët do të gjejnë të gjitha llojet e mënyrave për të folur rreth faktit të saj, duke vendosur distancë artificiale midis tyre dhe të kaluarës. Një kundërfakt në të cilin Lufta Civile nuk ndodhi kurrë – e nxjerrë nga historia aktuale e kompromisit që i detyroi njerëzit në shtetet veriore, nën dënimin e ligjit, të bashkëpunonin me skllevërit, në dekadën pak para asaj lufte – mund të tregojë se sa lehtë ne mund të kishte vazhduar të lejonte që skllavëria të ekzistonte brenda kufijve tanë. Gjithashtu do të çante idenë se historia jonë është një evolucion drejt përsosjes morale. Ndoshta do të filloj të spekuloj.

    Teksti është përkthyer në gjuhën shqipe nga gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!