×
  • Prospect
  • Prospect

    Korrupsioni si parazit sistemik mbi një shoqëri

    Reporteri
    05 Shtator 2022 | 17:55

    Autor: Sudhir Chella Rajan


    Në vitet e shtatëdhjeta, profesionistët ndërkombëtar të zhvillimit u përcaktuan për këtë përkufizim të korrupsionit: keqpërdorimi i pushtetit publik për përfitim privat. Për modeluesit ekonomikë dhe shkencëtarët politikë, ky përqendrim siguroi parametra të qartë për të përshkruar kushtet institucionale të cilat motivojnë zyrtarët qeveritarë për të bërë ca para larg sysh e në të njëjtën kohë të kryejnë shërbime publike. Agjencitë donatore bilaterale dhe multilaterale, gjithashtu, u shërbyen mirë nga ky definicion për të krijuar programe që ulin incentivat për përfitim privat duke i dhënë trajektore burokracisë, duke krijuar kontrollet dhe balancet e duhura, përfshirë gjykatat dhe legjislaturën, si dhe duke propozuar trupa të pavarur monitorues dhe të adresojnë ryshfetin.

    Strategjitë anti-korrupsion që dolën nga ky lloj kuptimi, ishin, së paku në disa raste, mjaft të suksesshme në bërjen e procedurave qeveritare më të pastërta dhe më efiksae. Gjithashtu ata ndihmuan në uljen e perceptimit të brendshëm e të jashtëm për korrupsionin në ato vende. Gjatë dekadave, studimet mbi korrupsionin janë bërë terren ndërdiciplinar duke përfshirë kriminologë, ekonomistë, eticienë, shkencëtarë politikë dhe sociologë. Studiesit tani dumë shumë rreth kushteve të cilat shkaktojnë që zyrtarët qeveritarë të futen në tranzaksione ilegale dhe atë se pse ata shpërfillin atë që u është besuar të bëjnë si zyrtarë publikë – problemi klasik “drejtor-agjent”. Ata kan nxjerrë mësime thelbësore rreth strategjive që kartelët e punësimeve publike dhe sferat e ngushta të interesave monetare përdorin për të deformuar programet qeveritare që paranë ta drejtojnë nga ana e tyre. Më me rëndësi, ata kanë zbuluar se si këto strategji zmadhohen kur partitë politike, ligjet e financimit të fushatave, reklamuesit dhe mediat, dhe lojëtar të tjerë, përfshirë industritë e armëve ligjore dhe jo ligjore, dhe ato të naftës, bashkohet fshehtazi dhe tradhtojanë interesin publik.

    Për shkak të gjerësisë së aktiviteteve dhe proceseve shoqërore që përbëjnë korrupsionin, është e dobishme t’i organizojmë ato nga shkalla operuese e tyre. Korrupsioni i vocërr (ose i parëndësishëm) përdoret për të përshkruar pagesat ilegale ndaj individëve si policët në rrugë, rojtarët e sigurimit, personelin e lejes së vozitjes etj, të cilët shërbejnë si mirëmbajtës portash. Në këtë pozitë, ata kontrollojnë aksesin e zyreve më të mëdha, ose përndryshe kanë një rol urëlidhjeje në rregullimit e rrugëve në sigurimin e zakonshëm të shërbimeve publike. Në Afrikën e Jugut ose Lindjen e Mesme, baksheesh (bakshishi), ose dhurata, asocohet me këso lloj pageasash. Nganjëherë, kërkohet ryshfet (ose ofrohet) për t’iu shmangur një pagese dënuese më të madhe, ose një person bën një pagesë jashtë regjistrave ndaj zyrtarit për të bërë diçka të paligjshme, siç është kontrabandimi.

    Ky korrupsion i vocërr është i rrallë në vendet e pasura për arsye të shumëta, përfshirë pagat konsiderueshëm më të larta për zyrtarët e nivelit të ultë, kontrolle dhe balance më vigoroze, dhe reagim publik ndaj çfarëdo shkelje të rregullave civile. Konsideorni, për shembull, se sa nervozohet një danez nëse të sheh duke ecur në një korsi të përcaktuar për bicikleta. Krahasojeni këtë me me qëndrimet e shtresuara të indiferencës publike, shmangies, dhunës dhe kujdesit të një rruge të mbushur njerëz në Pakistan ose Nigeri. Antropologët politikë kanë theksuar se ky korrupsion i vocërr i nivelit të rrugëve që gjejmë në klasën zyrtare të Azisë ose Afrikës është i lidhur ne një tërësi të ndërlikuar korrupsioni që shtrihet në shkallë të ndryshme bullizimi dhe dhune, klientelizmi, negociata dhe akomodimi. Korrupsioni i vocërr shpesh asocohet me atë që shkencëtari politik Jean-François Bayart e quan “extravesion”, proces përmes të cilit disa agjentë lokalë kultivojnë fuqinë e tyre duke formuar marrëdhënie ekskluzive me të pushtetshmit dhe agjentë të jashtëm të pasurish.

    Kur korrupsioni i vocërr është endemik në një shoqëri, zakonisht organizohet me pagesa të graduara për një departament të tërë ose agjenci qeveritare.

    Korrupsioni administrativ përdoret për të përshkruar këtë tip, ky postet zyrtare mund të blehen e shiten në rata fikse dhe periudha të kufizuara. Në këmbim, zyrtarët ia dalin më shumë se t’i rikuperojnë këto kosto duke ngarkuar publikun me ryshfete të vogla. Politika maçinerike e Tammany Hall në New York nga fundi i shekullit të 18’të e deri në fillim të shekullit të 20’të, është një shembull i mirë historik i këtij korrupsioni administrativ. Këtu, një sistem i komplikuar por i mirë-renduar patronazhi politik mes konstraktorëve, bosëve të qytetit e lagjeve, gjykatësve, forcave policore dhe krimi i organizuar mirëmbanin rendin shoqëror më parë se reformat legjislative dhe qytetare të prishnin atë makineri. Në pikun e tij, çarku i ngushtë i Tammany Hall dhe kontratat që menaxhonin ndikuan virtualisht në secilën pjesë të jetës në New York.

    Shembujt e ditëve të sotme të korrupsionit administrativ shihen më së miri në organizatat publike që kanë numër substancial të burokratëve në nivel rrugësh, siç janë doganat, licensimi i mjeteve motorike, menaxhimi i të ardhurave nga toka, policinë dhe departamentet e shëndetit publik. Veçanërisht tek ekonomitë në ngritje dhe botën zhvillimore, këto ndeshje punojnë si ngacmim i organizuar dhe zhvatje me pasoja të dhimbshme në praktiakt e përditshme të të varfurve dhe të privuarve nga të drejtat. Në shtetin jugor indian të Tamil Nadusë, për shembull, hetuesit kanë shpalosur së fundi një paternë të korrupsionit policorë ku një ‘kartelë tarifë’ është krijuar për të drejtuar ryshfetet për shërbime të ndryshme, p.sh 1 mijë Rupe (rreth 13 dollarë) for një nëpunës stacioni të inciojë një hetim formal për një kontest prone, dhe gati se 100 mijë Rupe që një inspektorë të pajtohet ta ‘merr në dorë’ një kontest civil. Tarifa të ngjajshme të kalibruara janë raportuar spitalet qeveritare dhe institucionet arsimore. Sidoqoftë, hekurudhat dhe shërbimet postare në Indi kanë qenë vërejtshëm të lirë nga këso lloje ankesash gati se që nga themelimi i tyre, për arsye ende të paeksploruara.

    Korrupsioni i Madh i referohet një rendi krejtësisht të ndryshëm korrupsioni. Sikurse tipi i korrupsionit administrativ të Tamman Hall por në një nivel nacional ose madje e shkallës ndërkombëtare, aktorët kyç që përfaqëojnë regjimet politike dhe korporatat multinacionale, konspirojnë të ndërrojnë rregullat për të ruajtur interesat e veçanta me më të pasurit financiar por edhe atë në termet simbolike. Praktikat shoqërore mund të ndërrojnë substancialisht për të akomoduar këto interesa në kuptimin afatgjatë, duke gjeneruar paterna dhe pasoja të reja që na japin gjurmë se si rrjeti ekskluziv i pushtetit ia del të qëndrojë përmbi në regjime në periudha të gjata kohore.

    Sociologu C Wright Mills në vitin 1956 dha një nga pikëpamjet më të qarta të korrupsionit të madh në Shtetet e Bashkuara, megjithëse nuk e quajti me këtë emër. Ai e karakterizoi atë si ‘elitë e pushtetit’, një rrjet të ngushtë politikanësh, drejtuesish të korporatave, ushtrisë dhe ndërlidhjet me policinë, forcat e armatosura dhe krimin e organizuar, për të ruajtur rendin përmes dhunës. Duke zënë “poste komanduese strategjike të strukturës shoqërore”, anëtarët e elitës së pushtetit kontrollojnë “mjetet efektive të pushtetit dhe pasurisë dhe famën që gëzojnë”. Ata e zgjerojnë trashëgiminë e tyre tek pasardhësit e menjëhershëm të tyre, por gjithashtu ngulitin klube private të shoqërisë së klasës së lartë. Këto klube veprojnë si gardhe kundër hoi polloi-t, por gjithashtu bëhen qendra admirimi dhe imitohen në nivele më të ulëta autoriteti. Ajo që është veçanërisht interesante në portretizimin e Mills-it për elitën e pushtetit është se, më shumë sesa thjesht përshkrimi i mashtrimit të individëve, ai karakterizoi proceset shoqërore. Këto rezultojnë të jenë efektet emergjente të ndërveprimeve të qëndrueshme përgjatë disa brezave midis këtyre anëtarëve të elitave të ndërlidhura për të ndërtuar rutina, gjuhë (ose ‘diskurse’) dhe pritshmëri për pjesën tjetër të shoqërisë amerikane.

    Është instruktive të shohësh shoqëritë e tjera dhe formacionet e tyre nga lartësitë komanduese të fuqisë strategjike të elitës. Në Indonezi, Presidenti Suharto dhe rrethi i ngushtë i tij i ngushtë i manjatëve të biznesit, këshilltarëve financiarë dhe ndihmësve ushtarakë zhvilluan në 32 vjet një sistem të kalibruar kujdesshëm patronazhi, represioni, bamirësie dhe krijimit të pasurisë minerale (dhe rishpërndarjen e tij për klientët besnikë). Lidhjet dhe angazhimet strategjike u zhvilluan midis këtij rrethi të brendshëm dhe rrjeteve të tjera elitare deri në lagjet lokale, ku paraushtarakët dhe grupet e milicisë mund të mobilizoheshin për të shtypur opozitën. Vula personale e presidentit si fytyra e administratës së Rendit të Ri ishte jetike për ndërtimin e këtyre lidhjeve, ku pothuajse çdo program zhvillimi kishte emrin dhe imazhin e tij të bashkangjitur. Duke vepruar kështu, regjimi u përpoq të krijonte një lidhje të përbashkët simbolike midis atyre besnikë ndaj tij kundër atyre që shprehnin çdo lloj cinizmi dhe për këtë arsye mund të dyshohej se ishin disi tradhtarë ndaj rrugës së kombit drejt përparimit. Gjatë rrugës, maskulinitetet tradicionale indoneziane u mobilizuan gjithashtu, në një përpjekje për të vërtetuar një formë kulturore të qëndrueshme që vlerëson vlerat familjare heteroseksuale, si dhe idealin e babait mbrojtës të kombit.

    Gjashtë vjet pas dorëheqjes së tij dramatike në 1998 gjatë krizës financiare aziatike, Transparency International raportoi se Suharto ishte ndër udhëheqësit më të korruptuar në botë, duke grumbulluar deri në 35 miliardë dollarë për veten dhe familjen e tij gjatë sundimit të gjatë. Megjithatë, siç do të pajtohet me lehtësi çdo vëzhgues i Indonezisë, plaçka e tij personale vështirë se u shkëput nga sistemi kompleks i patronazhit që ai dhe miqtë e tij kishin ndërtuar. Në të vërtetë, pasuritë politike dhe financiare të Suhartos ishin të lidhura mirë me ato të partnerit të tij më të afërt të biznesit, Liem Sioe Liong, i cili drejtoi Salim Group, konglomerati më i madh i Indonezisë, i themeluar në vitet 1970 nga përfaqësuesit e Liem dhe Suharto. Lidhja e pasurisë dhe pushtetit që përbën vetë rregullat e sundimit në Indonezi u rrënjos si duhet.

    Peruja ofron një pasqyrë të ndryshme për korrupsionin e madh. Alberto Fujimori, i cili u zgjodh president i Perusë në vitin 1990, punësoi Vladimiro Montesinos si këshilltarin të tij dhe shef të inteligjencës. Midis viteve 1990 dhe 2000, Montesinos korruptoi ose mori ryshfet nga qindra anëtarë të burokracisë, drejtues biznesi, përfaqësues të qeverive të huaja, gjyqtarë, ligjvënës, personel ushtarak, redaktorë gazetash dhe televizionesh dhe OJQ. Këtë e dimë tani vetëm sepse ai regjistroi fshehurazi secilën nga këto transaksione në dhjetëra mijëra video, të cilat dolën në dritë kur disa ligjvënës të opozitës blenë njërën prej tyre dhe e transmetuan në televizion gjatë një konference për shtyp.

    Rrjeti i përpunuar i klientëve i menaxhuar nga regjimi Fujimori për një dekadë zbulon diçka të rëndësishme për korrupsionin e madh. Korrupsioni i madh (apo edhe korrupsioni administrativ) nuk është thjesht një çështje e të qenit një transaksion i paligjshëm midis dy individëve. Përkundrazi, bëhet fjalë për efektet emergjente që krijohen kur të fuqishmit tashmë kultivojnë rrjete informale mes tyre për të bërë marrëveshje të prapambetura.

    Këto rrjete elitare, kur qëndrojnë me kalimin e kohës, ka të ngjarë të ndryshojnë kushtet e jetës mjaftueshëm për njerëzit e zakonshëm. Mënyrat e përditshme të të jetuarit të njerëzve (ose praktikat kulturore) janë, nga ana tjetër, të modeluara në mënyrë të përshtatshme, shpesh pa dijeninë e tyre, në një mënyrë që u shërben të pasurve dhe të fuqishmëve politikisht. Po, Montesinos dhe ndoshta të tjerët, duke përfshirë Fujimori, duket se kanë dalë me qindra miliona dollarë fitime, por kjo nuk është pika kryesore. Veprimet e tyre krijuan atë që Rajesh Chakrabarti e quajti “ekuilibër korrupsioni” dhe një kompleks efektesh sociale, duke përfshirë tradhtinë e besimit publik, ndikimet e plota afatgjata të të cilit mund të mos dihen kurrë plotësisht.

    Emëruesi i përbashkët në të gjitha këto raste janë rrjetet e fshehura të njerëzve të fuqishëm aksidentalisht ose tashmë të privilegjuar (kryesisht, por jo ekskluzivisht, burra) me role qendrore për grupe çuditërisht të vogla aktorësh, të cilët gjejnë mjete për të kërkuar qira për të madhëruar pasurinë dhe pushtetin. Në disa raste të korrupsionit të madh, gjen mashtrim të publikut të gjerë për periudha të gjata kohore. Sigurisht në Indonezinë e Suhartos dhe ndoshta në një masë më të vogël në Perunë e Fujimorit, tradhtia publike mori gjithashtu formën e strukturave të thella të gangsterizmit që shoqëronin rregullimin e jetës së përditshme nga burokracitë e nivelit të rrugës që së bashku mbështetën marrjen e qirasë nga seksione jetike të tregtarit ose komercialit vendosja, nga mbrojtës të armatosur fizikisht të llojeve dhe shkallëve të ndryshme, dhe dominimi i një rrethi të brendshëm rreth sundimtarëve nominalë ose me autoritet. Këta sundimtarë ofrojnë premtimin e rendit shoqëror përmes mbrojtjes, por mbledhin borxhet e tyre si pagesa materiale dhe simbolike për favoret e bëra. Nga ana tjetër, kulturat e hierarkisë mbahen dhe vendosin kritere të qëndrueshme për sjelljen e përshtatshme dhe të pranueshme në atë shoqëri.

    Rastet e tjera të korrupsionit të madh nuk përfshijnë drejtpërdrejt qeveritë, por janë ende të mbushura me një ndjenjë të ngjashme tradhtie dhe dhune. Për shembull, Liga Kombëtare e Futbollit, FIFA, Premier League indiane dhe shumë organizata të tjera të pasura sportive janë përfshirë shpesh në skandale mbresëlënëse që përfshijnë lojtarë, menaxherë dhe shuma të mëdha parash, ndërsa me sa duket kanë qenë të suksesshme në largimin e vëmendjes së publikut nga krimet e tyre duke u ofruar spektaklet më të ngarkuara me adrenalinë. Kur hedhim shembuj ku korporatat e mëdha farmaceutike dhe kompanitë kimike punojnë shumë për të rishkruar vlerësimet teknike të rrezikut publik nga produktet e tyre, duket e përshtatshme të lidhim korrupsionin me teorinë e rrjeteve sociale, idetë e hegjemonisë dhe ideologjisë, madje edhe me politikën kulturore.

    Përkufizimi zyrtar i korrupsionit – abuzim i detyrës publike për përfitime private – tani duket çuditërisht i zbutur dhe i pavend kundrejt kësaj plejade rrethanash që variojnë nga thjesht e dyshimta deri tek ajo e egër. Në të vërtetë, korrupsioni është një fjalë e vjetër dhe e pakëndshme në pothuajse çdo gjuhë. Arabisht fasād, kinezisht fubai, hindisht brashtaachar, latinisht corrumpere dhe tamile oozhal nënkuptojnë të gjitha të njëjtën gjë: degjenerim shoqëror, kalbje dhe kalbësi. Që ‘ka diçka të kalbur në vendin X’ ka qenë prej kohësh një burim turpi dhe marreje kolektive.

    Ndryshe nga shumë çështje politike, njerëzit që jetojnë në vendet e botës në zhvillim e lidhin lehtësisht korrupsionin me shpërbërjen e shoqërive të tyre. Kalbja në vendet e tyre, do të pohojnë ata, shtrihet nga liderët populistë të pacipë me pasurinë e tyre të sapogjetur deri tek oficerët e policisë që i ngacmojnë çdo ditë në cepat e rrugëve. Në krahasim, edhe pse gjysma e të gjithë evropianëve raportohet se mendojnë se qeveritë e tyre janë të rrethuar nga miqësia, ata do të tronditeshin kur dëgjonin shembuj të burokratëve të tyre dhe zyrtarëve të nivelit të rrugës që zhvatnin qytetarët për të ofruar shërbimet. Por edhe për ta korrupsioni përcjell degjenerim shoqëror, jo vetëm veprimtari kriminale të individëve.

    Shkencëtari politik Samuel Huntington argumentoi se shoqëritë politike janë tragjikisht të prirura për t’u prishur, sepse institucionet e tyre të llogaridhënies, sundimit të ligjit dhe zërit priren të bien në rrëmujë ose mospërputhje, duke bërë që forcat e errëta të hedhin në tokë praktikën demokratike dhe drejtësinë sociale. Kohët e fundit, ish-studenti i tij Francis Fukuyama e ka përditësuar këtë tezë. Fukuyama argumenton se, edhe kur institucionet formale në ekonomitë e përparuara përpiqen të forcohen, ato mund të mbingarkohen me ‘shtetin e ligjit’ saqë është e vështirë të kujtohet se ishin lobistët e pasur ata që ndihmuan në krijimin e atyre rregullave dhe dyerve rrotulluese të qeveria që ruante kontrollin mbi to. Cilatdo qofshin shkaqet e përafërta dhe cilado formë qeverisjeje që ekziston, proceset politike shpesh përfundojnë duke favorizuar tashmë të fuqishmit. Dallimet kryesore midis vendeve kanë të bëjnë me atë se sa vigjilentë janë qytetarët e tyre dhe fuqinë e kontrolleve dhe ekuilibrave të tyre.

    Është e dobishme të shikosh korrupsionin e madh në aspektin e kabaleve ose rrjeteve elitare që nguliten në pjesë të një shoqërie, disi të ngjashme me rizoma parazitare. Një kabal është një grup bashkë-komplotistësh, që përfshin një rreth të ngushtë të brendshëm dhe mbrojtësit e tij, të cilët ushtrojnë fshehurazi ndikim të jashtëzakonshëm shoqëror. Kabalët marrin shumë forma, por tipari i tyre i përbashkët është se ata mbajnë marrëdhënie të ndërlidhura me aktorët kryesorë brenda shoqërisë. Si rezultat i këtij patronazhi, disa njerëz mësojnë se si të përdorin personalitetet vendase, të cilët ka të ngjarë të jenë të lidhur me rrethin e brendshëm, për të krijuar kushte më të mira për veten e tyre. Të tjerët përpiqen t’i imitojnë ata, por jo gjithmonë ia dalin. Shkencëtarja politike Alena Ledeneva përdor fjalën ruse blat për të përshkruar përdorimin e gjerë të rrjeteve të tilla informale dhe personale për të shkëmbyer favore në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik për të anashkaluar procedurat formale jo të besueshme. Kabalët, edhe në demokraci, mund të përfshijnë liderë politikë të zgjedhur ose t’i kenë nën kontrollin e tyre. Kur anëtarët kryesorë të kabalëve zgjidhen në pushtet, sistemi bëhet oligarki ose plutokraci.

    Një lloj kabale moderne është bordi i çdo firme të madhe dhe të fuqishme. Bordet e korporatave janë të detyruara nga rregullat, për të qenë të sigurt. Megjithatë, anëtarët e tyre dominues shpesh luajnë një rol joproporcional dhe të fshehur në formësimin e interesave dhe veprimeve të qëndrueshme të kompanive, punonjësve, konsumatorëve dhe madje edhe qeverive. Askund kjo sjellje nuk ishte më e mprehtë në dekadat e fundit sesa në mënyrën se si shkenca e ndryshimeve klimatike u “mohua” sistematikisht nga lobistët e mirëvendosur nën etiketën “skeptikë të klimës”. Nga vitet 1980 e tutje, Chevron, ExxonMobil dhe Shell kanalizuan miliona dollarë për organizatat e krijuara në mënyrë eksplicite për të sfiduar konsensusin shkencor në rritje për ngrohjen globale.

    Megjithatë, shkencëtarët në këto kompani kishin arritur shumë herët në përfundimin se çlirimi i karbonit nga lëndët djegëse fosile dhe djegia e tyre në automjete dhe procese industriale kontribuan në rritjen e përqendrimeve të gazeve serrë në atmosferë që po ndryshonin në mënyrë të pamohueshme klimën. Këta të ashtuquajtur “tregtarë të dyshimit” dhe rrjetet e tyre me ndikim mbollën mjaft konfuzion në mendjet e publikut dhe ligjvënësve në lidhje me shkencën e klimës për të penguar veprimet kuptimplota ndërkohë që ata ishin në gjendje të shpëtonin nga fitimet premium.

    Degjenerimi shoqëror – domethënë korrupsioni – është i lidhur me kompani të vogla që përfitojnë pagesa të papritura dhe mbajnë rrjete favoresh dhe detyrimesh reciproke që anashkalojnë rregullat e trajtimit të barabartë dhe forma të tjera drejtësie. Korrupsioni i madh atëherë mund të shihet si një shumëllojshmëri sindromash shoqërore që përfshijnë fuqinë e rrjetit të elitës që çon në poshtërimin e rendit moral. Në formën e tij më të qëndrueshme, ai shprehet si degjenerim etik i shoqërive në periudhën e gjatë dhe karakterizohet nga pabarazi ekstreme dhe kabale të rrjetëzuara, ose bandat e lidhura së bashku për të ruajtur autoritetin territorial.

    Me kalimin e kohës, modelet e akomodimit bëhen të kockëzuara dhe herë pas here këto modele përjetojnë kriza. Kur klientelizmi i bashkuar me kujdes i një kabale bie, ose për shkak se i gjithë sistemi shembet ose për shkak të përpjekjeve të pastrimit nga udhëheqja e re, zakonisht ka kaos përpara se marrëveshjet e reja të marrin përsipër. Dëmi shoqëror që rezulton mund të bëhet i dukshëm vetëm kur padrejtësitë për më të varfërit përforcohen, kur njerëzit e pasur dhe të fuqishëm përfshihen në forma të tepruara të dhunës së bashku me dekadencën e tyre, dhe herë pas here kur ka tërheqje shoqërore dhe anomali edhe në mes të prosperitetit ekonomik dhe paqen relative territoriale.

    Efekti neto i sundimit të rrjetit elitar është të krijojë praktika të përhapura sociale që vendosen në modele të vendosura. Këto marrëveshje kulturore mund të riprodhojnë padrejtësi që ngadalë tradhtojnë besimin e publikut dhe, në të vërtetë, e korruptojnë atë shoqëri derisa forcat republikane (apo kundërhegjemonike?) të kërkojnë përdorimin e ligjit publik dhe instrumenteve të tjera për të rivendosur rendin moral në shoqëri. Përgjatë disa brezave, rrjetet elitare dhe korrupsioni i madh mund të shihen në një regjistër të ndryshëm nga rastet bashkëkohore të përshkruara më sipër. Edhe komplotet më të fuqishme rrallëherë komplotohen dhe zhvillohen me vetëdije, por në vend të kësaj shfaqin sindromat e tyre ndërsa fitojnë forcë me kalimin e kohës. Kjo është një ndjenjë korrupsioni për sa i përket prishjes së ngadaltë shoqërore të gjeneruar nga kabali, që është aq delikate dhe këmbëngulëse sa sinjalizon formimin e kulturave të veçanta (d.m.th., mënyrave të modeluara të jetesës) në të cilat nënshkrimi i kabalëve mund të zbulohet vetëm një herë ose dy herë, nëse fare, gjatë disa trashëgimive të jetës.

    Korrupsioni në këto forma të ndryshme nuk duhet të shihet si një rezultat i paparashikuar në të gjitha shoqëritë. Sigurisht që nuk është në asnjë kuptim themelor një tipar bazë i qenieve njerëzore. Përkundrazi, është e dobishme ta shikojmë atë si një sindromë emergjente që ndjek logjikat e strategjive perandorake që u bënë të njohura për njerëzimin vetëm në mijëra vitet e fundit. Në formën e tyre më të fundit, efekte të tilla kabale mund të karakterizohen si kapitalizëm grabitqar, virulent në fuqinë e tij nxjerrëse dhe aftësinë për të krijuar raketa mbrojtëse nën maskën e demokracive, duke siguruar që shumica dërrmuese e njerëzve të jenë të vendosur (dhe me të drejtë) në vendin e tyre.

    Sudhir Chella Rajan është profesor në Departamentin e Shkencave Humane dhe Sociale në IIT Madras në Indi. Ai është autor i veprës “A Social Theory of Corruption: Notes from the Indian Subcontinent (2020)”.

    Teksti është përkthyer nga gazeta online Reporteri.net prej origjinalit “High crimes and cabals” të Sudhir Chella Rajan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!