×
  • Prospect
  • Prospect

    Lajme të këqija rreth natyrës njerëzore, dhjetë gjetje të psikologjisë

    Reporteri
    09 Shtator 2022 | 12:41

    Autor: Christian Jarret


    Është një çështje që ka kumbuar gjatë historisë – a janë njerëzit, edhe pse të papërsosur, thelbësisht zemërmirë, të ndjeshëm, krijesa të mira për nga natyra? Ose, a jemi ne, thellë-thellë, disi të lidhur për nga e keqja, të ngushtë, bosh, të kotë, hakmarrës dhe egoistë? Këtu përgjigje të lehta nuk ka, dhe qartazi ka shumë ndryshime mes individëve, por këtu do të hedhim dritë të bazuar në fakte rreth dhjetë gjetjeve aspak frymëzuese që shpalosin aspekte të errëta dhe jombresëlënëse të natyrës njerëzore.

    Pakicat dhe të cënueshmit na duken më pak njerëzor. Një shembull goditës i këtij dehumanizimi flagrant erdhi nga një studim përmes skanimit të trurit që gjeti se një grup i vogël studentësh paraqisnin shumë më pak aktivitet neural të asocuar me mendimin për njerëzit kur shihnin fotografi të të pastrehëve dhe të varurve nga droga, krahasuar me individët që kishin status më të lartë. Një tjetër studim tregoi që njerëzit që janë kundër emigracionit të arabëve prireshin të vlerësonin arabët dhe myslimanët, në kuptimin e ngushtë të fjalës, si më pak të evoluar se mesatarja. Mes shembujsh tjerë, ka gjithashtu dëshmi se të rinjt dehumanizojnë të moshuarit; dhe se burrat e gratë njësojë dehumanizojnë gratë e dehura. Për më tepër, prirjet për dehumanizimin nisin qysh herët – fëmijtë që nga pesë vjeçarët fytyrat përtej grupore (njerzëve nga qytetet tjera ose gjinije tjetër) i shohin si më pak njerëzor se sa njerëzit e grupit të brendshëm.

    Përjetojmë Schadenfreude (kënaqësi për dhimbjen/fatkeqësinë e tjetrit) që nga mosha katër vjeçare, sipas një studimi të vitit 2013. Ky kuptim lartëohet nëse fëmiu precepton që ai person meriton atë vuajtje. Një studim edhe më i fundit gjeti, që nga mosha gjashtëvjeçare, fëmijtë japin para të shikojnë një kukull antisociale të goditet, se sa të shpenzojnë para në ngjitëse.

    Besojmë në karma – duke supozuar se të shtypurit meritojnë fatin e tyre. Pasojat fatkeqe të bindjeve të këtilla fillimisht ishin demonstruar në studimin tanimë klasik nga 1996 të psikologëve amerikanë Melvin Lerner dhe Carolyn Simmons. Në eksperimentin e tyre, në të cilën një nxënëse vajzë dënohej me goditje elektrike për përgjigje të gabuara, pjesëmarrëset gra pasonin ta vlerësonin atë si më pak të pëlqyeshme dhe më pak të admirueshme kur kuptonin se do ta shihnin të vuajë prap, dhe veçanërisht nëse ndjeheshin të pafuqishme për të minimizuar këtë vuajtje. Që nga atëherë, studimet kanë treguar gatishmërinë tonë për të fajësuar të varfërit, viktimat e dhunimeve seksuale, SIDA-s, pacientët dhe të tjerët për fatin e tyre, sa për të ruajtur bindjen tonë për një botë të tjerë. Si zgjatim, procese të ngjashme ose të njëjta kanë të ngjarë për pikëpamjet tona të pavetëdijshme në perceptimet me ngjyrime më të ndritshme për njerëzit e pasur.

    Jemi mendjengushtë dhe dogmatikë. Po të ishin njerëzit racionalë dhe mendjehapur, atëherë mënyra e drejtëpërdrejtë për të korrigjuar bindjet e gabuara të dikujt do të ishte t’ua prezantojmë atyre disa fakte relevante. Sidoqoftë, një studim klasik nga 1979 tregoi padobinë e kësaj qasje – pjesëmarrësit që ishin të bindur fuqishëm për ose kundër dënimit me vdekje krejtësisht injoronin faktet që ua minon pozicionet e tyre, në fakt, dyfishonin fuqinë e pikëpamjeve të tyre fillestare. Kjo duket se pjesërisht shfaqet sepse faktet kundërshtuese i shohim sikur gërryese ndaj identitetit tonë. Nuk ndihmon ajo se shumë prej nesh janë besues për së tepërmi në vete rreth asaj se si i kuptojmë gjërat dhe, kur besojmë që mendimet tona janë më superiore se të tjerëve, kjo na parandalon që të kërkojmë njohje rreth fakteve relevante.

    Më parë do të godisnim veten elektrikisht se sa të shpenzojmë kohë me mendimet tona. Kjo u demonstrua në studim kontroverz më 2015 kur 67% e pjesëmarrësve meshkuj dhe 25% e pjesëmarrësve femra më parë i jepnin vetes goditje të pakëndëshme elektrike se sa të qëndronin 15 minutë në kontemplime paqësore.

    Jemi mendjemëdhenj dhe e teprojmë me besim në vete. Irracionaliteti dhe dogmatizmi ynë nuk do të ishin edhe aq keq po të ishin të martuar me përulje dhe vetëreflektim, por shumica prej nesh ecim tutje me pikëpamje të fryera rreth aftësive dhe cilësive tona, si aftësitë tona vozitëse, inteligjenca dhe sa tërheqës jemi – një fenomen që është emëruar si Lake Wobegon Erffect sipas qytetit fiktiv ku të gjitha gratë janë të forta, të gjithë meshkujt janë të pashëm, dhe të gjithë fëmijtë mbi mesataren. Ironikisht, më të paaftit në mesin tonë janë më të prekshëm nga mbibesimi në vete (i ashtuquajturi Dunning-Kruger Effect). Ky vetë-zmadhim i kotë duket më ekstrem dhe irracional kur jemi te çështjet e moralit tonë, se sa parimor dhe të drejtë mendojmë se jemi. Në fakt, edhe kriminelët e burgosur mendojnë se janë më të sjellshëm, më të besueshëm dhe më të ndershëm se sa anëtari mesatar i publikut.

    Jemi hipokritë moralë. Duhet të jesh i vëmendshëm ndaj atyre që janë të parët dhe më të zhurmshmit që dënojnë dështimet morale të të tjerëve – gjasat janë që predikuesit moralë janë po aq të fajshëm, por transgresionet e tyre i shohin më butë. Në një studim, studiuesit gjenin po të njëjtën sjellje egoiste (duke i dhënë vetes me të butën e më të lehtën e dy detyrave eksperimtentale të ofruara) si shumë më pak të drejtë kur përjetësohen nga të tjerët. Në mënyrë të ngjashme, ekziston një fenomen i studiuar prej kohësh i njohur si asimetria aktor-vëzhgues, i cili pjesërisht përshkruan tendencën tonë për t’ia atribuar veprimet e këqija të njerëzve të tjerë, siç janë tradhtitë e partnerit, karakterit të tyre, ndërkohë që ia atribuojmë të njëjtat vepra të kryera nga vetja situatës në fjalë. Këto standarde të dyfishta egoiste madje mund të shpjegojnë ndjenjën e zakonshme se paturpësia është në rritje – hulumtimet e fundit tregojnë se ne i shohim të njëjtat akte vrazhdësie shumë më ashpër kur ato kryhen nga të huajt sesa nga miqtë tanë ose ne vetë.

    Të gjithë jemi trollë të mundshëm. Siç do të dëshmojë kushdo që e ka gjetur veten në një grindje në Twitter, mediat sociale mund të jenë duke zmadhuar disa nga aspektet më të këqija të natyrës njerëzore, pjesërisht për shkak të efektit të dezinhibimit në internet dhe faktit që anonimiteti (i lehtë për t’u arritur në internet) dihet se rrit prirjet tona për imoralitet. Ndërsa kërkimet kanë sugjeruar se njerëzit që janë të prirur ndaj sadizmit të përditshëm (një përqindje e lartë shqetësuese prej nesh) janë veçanërisht të prirur për trollimin në internet, një studim i botuar vitin e kaluar zbuloi se si të qenit në humor të keq dhe ekspozimi ndaj trollimit nga të tjerët, dyfishon gjasat që një person të angazhohet vet në trollim të të tjerëve. Në fakt, trollimi fillestar nga disa mund të shkaktojë një top bore negativiteti në rritje, gjë që është pikërisht ajo që studiuesit gjetën kur studiuan diskutimin e lexuesve në CNN.com, me ‘proporcionin e postimeve të shënuara dhe përqindjen e përdoruesve me postime me flamur … duke u rritur me kalimin e kohës’.

    Favorizojmë liderë joefektivë me tipare psikopatike. Psikologu amerikan i personalitetit Dan McAdams kohët e fundit arriti në përfundimin se agresioni dhe fyerjet e hapura të Presidentit të SHBA Donald Trump kanë një ‘tërheqje parësore’ dhe se ‘Tweet-et e tij ndezëse’ janë si ‘ndezje ngarkimi’ të një shimpanzeje mashkull alfa, ‘të dizajnuara për të frikësuar’. . Nëse vlerësimi i McAdams është i vërtetë, ai do të përshtatet në një model më të gjerë – gjetja se tiparet psikopatike janë më të zakonshme se mesatarja midis udhëheqësve. Merrni sondazhin e drejtuesve financiarë në Nju Jork, i cili zbuloi se ata kishin rezultate të larta në tiparet psikopatike, por më të ulëta se mesatarja në inteligjencën emocionale. Një meta-analizë e botuar këtë verë arriti në përfundimin se ekziston me të vërtetë një lidhje modeste, por domethënëse midis psikopatisë me tipare më të larta dhe fitimit të pozitave drejtuese, gjë që është e rëndësishme pasi psikopatia lidhet gjithashtu me lidershipin më të dobët.

    Tërhiqemi seksualisht nga njerëz me tipare të errëta të personalitetit. Jo vetëm që ne zgjedhim njerëz me tipare psikopatike për t’i bërë udhëheqës tanë, dëshmitë sugjerojnë se burrat dhe gratë tërhiqen seksualisht, të paktën në kuptimin afatshkurtër, nga njerëzit që shfaqin të ashtuquajturën ‘treshe të errët’ të tipareve – narcisizëm, psikopati dhe makiavelizëm. – duke rrezikuar kështu përhapjen e mëtejshme të këtyre tipareve. Një studim zbuloi se tërheqja fizike e një burri ndaj grave u rrit kur ai përshkruhej si interesant, manipulues dhe i pandjeshëm. Një teori është se tiparet e errëta komunikojnë me sukses ‘cilësinë e bashkëshortit’ për sa i përket besimit dhe gatishmërisë për të marrë rreziqe. A ka rëndësi kjo për të ardhmen e specieve tona? Ndoshta po – një studim tjetër, i vitit 2016, zbuloi se ato gra që tërhiqeshin më fort nga fytyrat narcisiste të burrave prireshin të kishin më shumë fëmijë.

    Mos u dëshëpëroni – këto gjetje nuk tregojnë asgjë për suksesin që disa prej nesh kanë pasur në kapërcimin e instinkteve tona më të ulëta. Në fakt, është e diskutueshme duke pranuar dhe kuptuar mangësitë tona që ne mund t’i kapërcejmë më me sukses ato, dhe kështu të kultivojmë engjëjt më të mirë të natyrës sonë.

    Teksti është shkruar nga neuroshkencëtari kognitivist Christian Jarret, dhe është përkthyer në shqip nga gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!