×
  • Prospect
  • Prospect

    Mora lule sot…

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 12:35

    Poezi e shkruar nga Paulette Kelly

    Nuk ishte ditëlindja ime ose ndonjë rast special
    Patëm zënkën e parë mbrëmë
    Ai tha shumë gjëra të këqija që më lënduan
    E di që i vjen keq dhe që nuk i mendon ato që tha
    Sepse ai më solli lule sot.

    Mora lule sot
    Nuk ishte përvjetori ynë apo ndonjë rast special
    Mbrëmë, ai më përplasi pas murit dhe më goditi
    Dukej si makth
    Nuk mund ta besoja se ishte reale
    U zgjova e lënduar në mëngjes dhe me të nxira
    E di që atij duhet t’i ketë ardhur keq
    Sepse ai më solli lule sot

    Mora lule sot
    Nuk ishte Festa e Gruas ose ndonjë rast special
    Mbrëmë, ai më rrahu sërish
    Dhe ishte më keq se herën e kaluar
    Po e lashë atë, çfarë do të bëj?
    Si do të kujdesem për fëmijët e mi?
    Po për para’ si do ja bëj?
    Por e di që atij duhet t’i ketë ardhur keq
    Sepse ai më solli lule sot.

    Mora lule sot
    Sot ishte një rast special
    Ishte dita e funeralit tim
    Mbrëmë, më në fund ai më vrau
    Më rrahu për vdekje
    Sikur të kisha patur aq kurajë dhe forcë për ta lënë,
    Nuk do të kisha marrë lule… sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!