×
  • Prospect
  • Prospect

    Slavo Kukiç: Nxitja boshnjako-hercegovinase për zgjerimin e ideologjisë së fashizmit

    Reporteri
    29 Shtator 2022 | 16:16

    Autor: Slavo Kukiç, Fondacioni Heinrich Böll, Sarajevë
    Përktheu: Xhezair Dashi


    Fashizmi është prodhim i gjysmës së parë të shekullit të 20’të, që u ngrit për herë të parë në Itali, e mëpastaj në Gjermani dhe pjesë tjera të Evropës dhe botës. Asokohe, ky orientim ideologjik dhe politik u shfaq si formë e nacionalizmit ekstrem. Çfarë nënkuptoj me këtë është se kishte përpjekje për të bashkuar kombin përmes shtetit totalitar, një partie avant-garde dhe një lider autoritar si ide qendrore që mbajnë të ngjitur shtetin, popullin dhe këtë parti.

    Koha që pasoi Luftën e Dytë Botërore, deri në kohët tona, bën të mundur identifikimin e shumë formave specifike të manifestimit të ideologjisë fashiste, kur i krahasojmë ato me gjysmën e parë të shekullit të 20’të. Arsyeja se pse shpesh e dëgjojmë t’u referohen si neo-fashizëm, post-fashizëm, dhe të ngjashme, në vend të termit fashizëm, duhet gjithashtu të kërkohet në atë fakt, në mes tjerash, por edhe arsyeja se pse në lidhje me përcaktimin e fashizmin si konstrukt ideologjik-filozofik-politik hasen, edhe pozicione të ndryshme dhe jo rrallëherë radikalisht të kundërta. Dhe, në mënyrë që të arrijmë së paku konsensus minimal, përpjekjet për të krijuar një lloj liste të kushteve për dikë – një individ, grup ose ideologji – duhet të përmbushen në mënyrë që të etikohet fashizëm.

    Umberto Eco, për shembull, në tekstin Fashizmi i Përjetshëm, ku integron forma të ndryshme të manifestuara të kësaj filozofie si Ur-Fascism, ofron një katallog mjaft të zhvilluar, një listë vlerash të përgjithshme të ideologjisë fashiste. Në mesin e tyre, mes tjerash, janë kulti i traditës, mosbesimi ndaj botës së intelektit, papajtueshmëria si tradhti, frika nga dallimet, që, në vete, përfundon në fashizëm, fiksime me konspiracione, veçanërisht konspiracione ndërkombëtare, marrëdhëniet ndaj pacifizmit si tregti me armikun që duhet asgjësuar dhe të kthehet në kuptimësimin e jetës si betejë e vazhdueshme, përçmim ndaj më të dobtëve që në nëntekst pashmangshmërisht përmban një lloj elitizmi – në rastin e fashizmit kemi të bëjmë me elitizëm kombëtar – dhe popullizëm selektiv, ku individi është asgjë ndërsa kombi gjithçka, dhe Lideri është intepretuesi i këtij vullneti.

    Sidoqoftë, nëse Eco-n e marrin si pikënisje, shumë nga vlerat e ideologjisë fashiste mund të njihen në hapësirën socio-kulturore të Evropës Juglindore, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë – përveç se, sigurisht, laureati nobelist italian nuk insiston që e tërë lista e kushteteve të jetë edhe parakusht për ekszistencën e fashizmit, ai në fakt rikujton që në mënyrë që kjo ideologji të bëhet realitet shoqëror, nganjëherë vetëm një nga këto kushte të kësaj liste mund të mjaftojë.

    Fashizmi, në qoftë se doni, ishte gjithashtu parakushti i kalvarit që pjesa e madhe e shtetit të përbashkët u detyra t’i nënshtrohej gjatë 1990’ës. Përveç kësaj, le t’ia rikujtojmë vetes që i ashtuquajtur revolucion antiburokratik i gjysmës së dytë të viteve 1980, nën ombrellën e të cilës u eliminuan të gjithë ata që s’pajtoheshin me liderin serb atëbotë – veçanërisht në zonën e Serbisë dhe Malit të Zi. Atëherë, le t’ia rikujtojmë vetes pangopësinë e nacionalizmit serbo-madh, të organizuar nga Vardari në Triglav, dhe premtimin ndaj serbëve të Kosovës se si askush s’do të guxojë t’i rrah më – dhe se si serbët, mes tjerash edhe për shkak të Kosovës, në vitet e ardhshme i pret vitaliteti historik, dhe ndoshta edhe beteja të armatosura [fjalimi i Millosheviçit në Gazimestan]. Në fund, le t’ia rikujtojmë vetes udhëtimet në reliktet e Car Llazarit si simbol i fuqisë serbe, harmonisë dhe unitetit – që njëjtë nuk e ka kursyer as Bosnje-Hercegovinën, veçanërisht disa nga pjesët e së cilës këto qendra ideologjike kanë vlerësuar se, për shkak të interesit të Serbisë së Madhe, duhet së pari të nënshtrohen.

    Lufta thjesht nënkuptonte vazhdimësinë e – nëse mund ta përdor sistemin vlerësues të Eco-s – ideologjisë fashiste. Dallimet i gjeni te hollësitë – që bëhet pjesë integrale e jetës së përditshme e klasës politike dhe “guruve” të tyre intelektualë të cilën ishin përfshirë në konfliktet ushtarake. Pastaj, le t’ia rikujtojmë vetes ndjekësit e ideologjive të ustashëve dhe çetnikëve nga ajo kohë, por edhe konceptit ideologjik islamik që promovohej atje, në pjesë të ndryshme të Bosnje-Hercegovinës, nga “yjet intelektuale” të filozofisë politike të mysliman-mëdhenjve, që u jetësuan nga ekstremistë të shumtë politikë, veçanërisht në Brigadën e Shtatë Myslimane dhe “luftëtarëve të rrugës së Allahut” nga bota arabe.

    Përfundimi i luftës hapi dyert e shpresës që këto ideologji morrën fund njëherë e mirë. Kjo, deri më 2015’ën, në të gjithë sinqeritetin, ishte shpresëdhënëse. Fatkeqësisht, gjatë 12-13 viteve të fundit trendi pozitiv është penguar në Bosnje-Hercegovinë dhe është bërë rikthimi i sistemit vleror i gjysmës së dytë të 1980’ave dhe 1990’ave të hershme. Dhe, sot, ende, bazuar në mesazhet që dërgohen në botë, është edhe njëherë plaga më dashakeqe e botës.

    Gjatë kohës sa po e shkruaja këtë tekst, dënimet publike ndaj meje me nëntekste fashiste nuk kanë pushuar. Por, edhe mesazhet se lumi Drina do të përgjaket përsëri, përmes të cilës frika dhe terrori shpërndahen në mesin e të kthyerve në atë pjesë të vendit, që bëjnë që ata ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre në shtëpitë shekullore, ose që për hir të sigurisë së tyre dhe familjeve, njëjtë, sikur para një qerek-shekulli, por se kësaj here definitivisht, dhe pa e rishqyrtuar një rikthim të dytë, largohen.

    Dikush mund të thotë se është të paktën problem po aq i madh që institucionet zyrtare nuk kanë reaguar ndaj shthurjes çetnike në Vishegrad – veçanërisht ato në Republika Srpska. Nuk ka reaguar as njeriu më i fuqishëm i Republika Srpska-s, aktualisht edhe kryesues i Presidencës Shtetërore të BeH-së, zyrtarisht nuk ka reaguar personi i parë i këtij entiteti, presidenti i RS-së dhe njeriu i parë i qeverisë së entitetit gjen reagime nga publiku, asnjë zë dënues nuk mund të dëgjohet nga liderët e partive të tjera politike nga ajo pjesë e vendit.

    E tëra kjo, sidoqoftë, mund të jetë e befasishme vetëm për të painformuarit. Sepse autoritetet e Republika Srpska-s vetë ua dhanë dritën jeshile mbledhjeve çetnike në Vishegrad – këtë vit e çdo vit. Por, jo vetëm dritën jeshile. Mbledhime të këtilla, thënë objektivisht, gjithashtu janë duke u simuluar nga ta. Sepse, kjo jo vetëm që sugjerohet nga fakti se një monument i Drazha Mihajlloviçit u ngrit në Vishegrad, që njerëzit në Sarajevën Lindore detyrohen të ecin në ato rrugë, mbase edhe në rrugë tjera të tilla, por edhe për faktin që autoritetet e Republika Srpska-s kanë autorizuar regjistrimin e 16 shoqatave çetnike. Dhe kjo, në fjalë të tjera, do të thotë që ata po i trajtojnë ata si aleatë në luftën e tyre politike.

    Sigurisht, këto synime, përveç asaj se çfarë dëgjohet përdit në hapësira publike – dhe çfarë bazuar në sistemin e vlerësimit të Umberto Eco-s gjithashtu i përket arsenalit ideologjik fashit – janë gjithashtu të dëshmueshme nga marrëdhënia me kriminelët e dënuar të luftës gjatë konfliktit të gjysmës së parë të të 90’ave. Thënë përgjithësisht, të gjithë ata merren për heronj kombëtar. Këto fjalë-për-fjalë dëgjohen në baza të përditshme në këtë pjesë të vendit, por edhe mund të njihet nga një numër i madh hollësish tjera. Le të rikujtojmë konviktin e studentëve në Pale, të emëruar sipas një njeriu të dënuar për gjenocid të boshnjakëve në Srebrenicë në shqyrtim të parë. Pastaj, le t’ia rikujtojmë vetes njohjen/pranimin që Kuvendi Kombëtar i Republika Srpska-s ia dhuron përmes çmimeve kriminelëve të dënuar të luftës, në mesim të cilëve, për shkak të gjërave që kanë bërë në luftë, gjithashtu kanë kaluar kohë në burgje të ndryshme të Evropës ndërsa tjerë ende presin ta kenë këtë fat. Në fund, le t’ia rikujtojmë vetes premtimin e njërit prej liderëve politikë që kjo pjesë e vendit, po qe se ai zgjedhet kryetar i Republika Srpska-s, do të bënte çmos që t’i ngjasonte presidentit të saj të parë [fjala është për Radovan Karagjiçin] – kështu, një kriminel i dënuar për gjenocidin e Srebrenicës, si dorë e parë.

    Sidoqoftë, mesazhet që vinë nga kuzhinat e atyre që supozivisht veprojnë në emër të interesave kombëtare nacionale kroate nuk janë më zemërmire. Kuptohet, nuk mund të thuhet se ata, që dërgohen çdo ditë – si mesazhet për ndryshimet e Kushtetutës dhe Ligjit Zgjedhor, shërbimin e transmetimit publik në kroatisht e të ngjashme – janë të akuzuar drejtpërdrejt me nëntekst fashist. Por, është gjithashtu e vërtetë se fryma e këtyre mesazheve nuk është e çliruar nga vlerat për të cilat flet Umberto Eco – veçanërisht ato për kombin e kërcënuar dhe nevojën për të qëndruar së bashku si komb, për kroatët si një komb qytetërimisht superior në krahasim me të tjerët, për shpalljen e të gjithë atyre si kuislingë që kundërshtojnë matricën mbizotëruese ideologjike, e kështu me radhë.

    Por, sugjerimet e fashizmit mund të njihen kështu në praktikën politike të një grupi politik që ka uzurpuar ekskluzivitetin e të folurit në emër të një kombi të tërë. Veç kësaj, le t’ia rikujtojmë vetes mjedisin në të cilin qytetarët e Mostarit janë detyruar të jetojnë me dekada. Dhe ata janë të detyruar, ndër të tjera, të ecin në rrugët me emrin e udhëheqësve ustashë të Luftës së Dytë Botërore – Budak, Luburiq, Boban, Vokiq dhe Lorkoviq. Pastaj, le t’i kujtojmë vetes pritjet e organizuara për nderimin e kriminelëve të dënuar të luftës në Bosnjën Qendrore – ose gjithçka që ata bëjnë duke festuar Prliqin dhe të tjerët, për krime lufte të dënuara me mbi njëqind vjet burg. Arsyeja e këtyre akteve është sërish e ngarkuar me atribute të ideologjisë fashiste për të cilën flet Eco.

    Të mos harrojmë, indikative është edhe heshtja për kërcënimet me Drinën e përgjakur, të dërguar nga Balli i fundit i çetnikëve në Vishegrad. Nuk e kam vënë re që dikush nga ata që na bindin përditë se bëjnë gjithçka që bëjnë për interesat e kroatëve, të ketë reaguar në një farë mënyre me këtë rast. Sepse, Drina e përgjakur, po të duan, së bashku me të tjerët barti edhe kroatë. A nuk përbën kjo një arsye për të reaguar? Apo, që është shumë më e mundshme, mungesa e një reagimi nuk është një shenjë se mesazhe të tilla, qartë për shkak të qëllimeve të tyre politike, u përshtaten edhe atyre?

    Cilat mund të jenë këto synime? Nëse do të gjykohet nga mesazhet e dërguara çdo ditë, rimishërimi i Herceg-Bosnjës – në formën që ka pasur edhe gjatë kalvarit të luftës, ose në ndonjë formë tjetër, krahasuar me atë që ka pasur gjatë luftës më shumë ose më pak i reduktuar nëse do të kënaqte orekset e një klani interesi të mbledhur rreth udhëheqjes së Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ). Megjithatë, pavarësisht nëse po flasim për formën origjinale të Herzeg-Bosnjës ose një formë të reduktuar në një farë mase, kjo ide është dënuar nga bota – dhe është dënuar në një formë shumë konkrete prej mbi njëqind vjet burg nga Tribunali i Hagës – si retrograde, si një ide, ind i së cilës përbëhet nga elementë të ideologjisë fashiste.

    Dhe në fund, mund të dëgjohet, jo rrallë sot, se si aludime të ideologjisë fashiste nuk mund të diskutohen mes boshnjakëve. Kjo, natyrisht, nuk korrespondon me të vërtetën. Përkundrazi, në disa detaje, besoj se civilisht janë edhe më kancerogjene se ato për të cilat kam folur deri tani. Për shembull, kush nuk e kujton ende sot Brigadën e Shtatë Myslimane nga gjysma e parë e viteve 1990 – dhe rreshtimin e ushtarëve në Zenicë ndërsa ata bërtisnin “Allāhu akbar” nën praninë e anëtarit kryesues të atëhershëm të Presidencës së Shtetit. . I cili në atë kohë, siç është edhe sot, jo rrallë trajtohej si simbol i identitetit dhe lirisë së popullit boshnjak. Boshnjaku “Babo” (“babai”). Për më tepër, kush nuk e kujton marrëdhënien dashamirëse ndaj grupeve islamike ekstremiste në Boçinjë, Gornja Maoça, mikrolokalitete të tjera dhe në pjesë të ndryshme të vendit – në të kaluarën, por edhe sot.

    Më pas, drejtuesit e partisë që përfaqësonin veten si mbrojtës të interesave të boshnjakëve ishin më të zëshmit në dënimin e shthurjes çetnike në Vishegrad. Natyrisht, asgjë nuk do të ishte e çuditshme për këtë, nëse të njëjtët persona nuk do ta shpallnin një tjetër kuisling dhe fashist nga koha e Luftës së Dytë Botërore, Mustafa Busulaxhiqin si ikonë kombëtare, duke e nderuar duke i emërtuar shkolla, rrugë dhe sheshe me emrin e tij.

    Dhe kjo shërben për t’i çmitizuar ato. Siç e çmonton ikjen në të kaluarën e largët – në kohën e Perandorisë Osmane – dhe lavdërimin e atyre që ishin pushtues në këtë rajon. Në Sanski Most, siç kam lexuar, u ngrit një monument për nder të fitores së osmanëve mbi ushtrinë e Antantës mbi njëqind vjet më parë dhe e njëjta ngjarje historike, nëse e kam kuptuar mirë, duhet të kremtohet edhe zyrtarisht. Do të isha shumë i lumtur nëse dikush do të arrinte të më shpjegonte mesazhin e dërguar nga ai? Sepse, për sa më përket mua, nuk mund të vërej aq shumë dallime midis kësaj dhe lavdërimit të therjes dhe vlerave të ustashëve dhe çetnikëve, veçanërisht në lidhje me mesazhin që kërkohet t’u dërgohet pjesëtarëve të kombit të vet.

    Siç duket qartë nga gjithçka që kam shkruar, realiteti boshnjako-hercegovinez – i cili përbën vetëm një pjesë të arsenalit që dëshmon në mbështetje të kësaj – duhet kuptuar si një nxitje e zgjerimit planetar të ideologjisë së fashizmit në kohën që Ne jetojmë. Të them të vërtetën, të tjerët gjithashtu nuk mund të lirohen nga përgjegjësia për këtë – veçanërisht jo fqinjët e parë. Sepse, të themi të vërtetën, nxitjet e zgjerimit të një ideologjie fashiste këtu vijnë edhe nga qendrat e tyre – kryesisht kryeqytetet e Serbisë dhe Kroacisë. Por, ata as nuk mund të lajnë duart në mënyrën e Ponc Pilatit në qendrat e tjera të pushtetit – veçanërisht në ato evropiane. Por, kjo është një temë për një histori tjetër dhe krejt të re./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!