Madhështore: Unikkatil më 27 korrik në Mitrovicë, koncert në stadium

Po, e keni parë mirë, Unikkatili po vjen sërish në Kosovë. Kësaj radhe ai do të performojë atje ku ishte kërkesa e shumë fansave, në Mitrovicë.


Siç mëson Reporteri.net, reperi kosovar i cili jeton në Amerikë, do të rikthehet edhe një herë për ta pushtuar skenën, më saktësisht në stadiumin ‘Riza Lushta’, në Mitrovicë.

Ai do të performojë më datën 27 korrik dhe nuk do të jetë i vetmi. Ai pritet të jetë i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të grupit Bloody Alboz, shkruan Reporteri.net

Unikkatil pritet që së shpejti të dalë me një njoftimin zyrtar për mbajtjen e këtij koncerti madhështor.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Unikkatil do të performojë në Kosovë, pasi në korrik të vitit 2012 kishte performuar në stadiumin e Prishtinës.

Unikkatil kishte arritur të thyente çdo rekord të mundshëm duke shitur 25 mijë bileta për koncertin e atij viti, anipse çmimet e biletave silleshin prej 15, 20, 30 deri në 116 euro.

/Reporteri.net/