Këngëtarja shqiptare, Erza Muçolli, e ka ‘elektrizuar’ publikun në Francë me performancën e saj në një prej koncerteve madhështore atje.


13 vjeçarja u përzgjodh për të performuar këtë vit në “Radio Scoop Music Tour”, i cili është koncerti më i madh veror i Francës.

Reklamë

Në koncertin në fjalë ka performuar në skenën ku performuan edhe emra shumë të famshëm si: Bilal Hassani, Mika, Danke e Clara Luciani.