Tashmë është konfirmuar se artistja me famë botërore Katy Perry do të performojë në edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival.
Këngëtarja e shumë hiteve, ka kohë që është në lidhje dashurie me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Ani pse Trudeau e ka shoqëruar Perry në disa paraqitje të saj publike, s’dihet nëse diçka e tillë do të ndodhë edhe gjatë performancës së saj në Kosovë.
Trudeau mori pjesë në koncertin e turneut The Lifetimes Tour në Montreal, vetëm dy ditë pasi çifti ishin kapur nga paparacit për dore pas një darke që kishin pasur.
Katy Perry dhe Justin Trudeau u panë së bashku edhe në festivalin Coachella Valley Music and Arts Festival gjatë fundjavës së parë të festivalit, më 11–12 prill 2026 në Indio.
Theksojmë se Katy Perry në Sunny Hill Festival do të performojë natën e parë, më 31 korrik.
/Reporteri.net/
