×
  • Show Time
  • Show Time

    A do të martohej me një mashkull të varfër Greta Koçi?

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 21:44

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale.


    Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, përmes së cilave rrëmben vëmendjen e fansave.

    Së fundmi, Greta u dha mundësinë ndjekësve të saj që t’i parashtrojnë nga një pyetje të çfarëdoshme, dhe në të kundërtën ajo do t’i përgjigjej.

    Mes shumë pyetjeve, një që i ra në sy këngëtares ishte ajo kur një nga fansat e kishte pyetur nëse do të martohej me një njeri të varfër.

    Greta nuk ka nguruar të përgjigjet, duke e quajtur fillimisht si një pyetje të munguar.

    Këngëtarja sqaroi se sipas saj mashkulli ideal është një shok i jetës, besnik dhe disa nga kriteret që kërkon janë arsimimi dhe mençuria.

    Duke përllogaritur të gjitha këto, Greta i drejtohet në fund fansit me pyetjen se a mundet që një njeri me këto virtyte të mos ketë mundësinë e mbijetesës?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!