“Simpsonët e Kosovës”, seriali “Kafeneja Jonë” po del të kenë parashikuar shumë zhvillime që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.


Ky serial dikur shumë i pëlqyer në Kosovë duket se kishte parashikuar tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti.

Producenti dhe regjisori i këtij seriali, Shkumbin Istrefi ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një skenë të një episode, ku diskutohet për Trustin.

Reklamë

Në këtë video, Istrefi që e luan rolin e Fekës, thotë se s’ka pasur çfarë të tërheq, meqenëse ka vetëm 7 euro në Trust.