Bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savelescu është arrestuar teksa po shijonte pushimet luksoze në Mykonos.


Savelescu së bashku me një mik të tij u vunë nën pranga pasi kuzohet për përfshirjen në një skandal të madh në Rumani që ka lidhje me përvetësimin e parave publike, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Por, sipas mediave romune Dragos Savulescu u arrestua pasi e bashkëshortja e tij, Angela Martini publikoi foto nga pushimet e saj në Greqi, në të cilat shfaqej edhe ai, duke treguar kështu vendndodhjen, pasi që çdo lëvizje e tyre ishte vënë nën shënjestër nga policia rumune dhe greke.

Reklamë

Dragos dhe Angela kanë vite që janë martuar, edhe pse një periudhë u përfol se çifti i kishin dhënë fund çdo gjëje mes tyre.

/Reporteri.net/