Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për jetën e saj personale gjatë një interviste, ku është pyetur edhe për dashurinë.
Musliu tha se gjatë viteve ka qenë e hapur dhe transparente me publikun, duke theksuar se ka dhënë gjithçka që ka konsideruar të duhur.
“Mendoj se kam dhënë shumë prej jetës time për publikun. Kam qenë e hapur dhe transparente. Krejt çka është e duhura e kam dhënë. Besoj që nuk i jam borxh publikut në këtë aspekt. Unë dashuroj çdo ditë”, tha Musliu në ATV.