Ani pse nënë e një vajze, Adelina Tahiri njihet për pozat e saj joshëse për të cilat edhe komentohet shpesh në rrjete sociale.
Këngëtarja nga Shkupi ka rrëmbyer vëmendjen me pozat nga plazhi. Tahiri ka ekspozuar linjat trupore me bikinet e saj ngjyrë të zezë nga marka e njohur “Gucci”, shkruan Reporteri.net.
Komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit, e të cilët jo rrallëherë e kritikojnë atë për postimet që bën.
Ndërsa, sa i përket muzikës, këngëtarja vetëm një javë më parë erdhi me një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Anxhelo Koci.
“Falma” mban titullin kjo këngë e cila deri tani numëron afër 400 mijë shikime në platformën Youtube. /Reporteri.net/


