Supermodelja braziliane, Adriana Lima, u është kundërpërgjigjur kritikave rreth dukjes së fytyrës së saj në premierën e filmit “The Hunger Games” në Los Angelos.
Ajo ka postuar në Instagramin e saj një fotografi ku shihet pa grim.
“Fytyra e një nëne të lodhur të një adoleshenteje, dy paraadoleshentëve, një 1-vjeçareje që po mëson të ecë dhe tre qenve. Faleminderit për shqetësimet tuaja”, ka shkruar modelja.
42 vjeçja foli për revistën PEOPLE në fillim të këtij viti në lidhje me mënyrën se si ajo po zgjidhte të pajtohej me dukjen e trupit të saj pas lindjes.
“Çdo ditë më duhet t’ia kujtoj vetes: ‘Dëgjo, pranoje se kush je. Pranoje trupin tënd”, ka thënë ajo në një ngjarje të Victoria’s Secret në prill.
Ajo gjithashtu kishte treguar se kishte vështirësi sa i përket vetëbesimit e vetpranimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.