9 vite pasi fitoi betejën me tumorin, Adriana Matoshi ka bërë të ditur se ai i është rikthyer prap.

Përmes një shkrimi në Facebook, aktorja Matoshi ka bërë të ditur se pas 9 vitesh që e kishte mposhtur këtë sëmundje, ajo është kthyer prap, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tutje ajo tregoi se kohëve të fundit nuk është ndjerë mirë, ka qenë shumë e ngarkuar dhe e stresuar, dhe ka kuptuar se tumori është shfaqur sërish.

Reklamë

“Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, shkroi Matoshi.

Gjithashtu ajo ka shpjeguar se dita e mëkurë do të jetë përballje mes jetës dhe vdekjes për të.