Këngëtarja zbuloi për herë të parë ëndrrën e saj.
E ftuar në emisionin NIN në Klan Kosova, Aida Doçi përveç tjerash foli edhe për karrierën në muzikë.
Prej shumë pyetjeve tjera të parashtruara nga fansat, ajo u pyet edhe për këngëtarin/en me të cilin e ka ëndërr të bëjë një duet.
Aida Doçi, hezitoi në përgjigje, megjithatë e zbuloi publikisht se Flori Mumajesi është ai i cili i përshtatet në bashkëpunim dhe se është ëndrra e saj ta ketë një duet me të.
Ndryshe, këngëtarja gjatë intervistës bëri të ditur se ka gati albumin dhe shumë projekte muzikore që do lansohen gjatë verës së këtij viti