Aktori shqiptar reagoi me kritika të ashpra ndaj “Përputhen”, pas skandalit të fundit.


Fotografitë e Teas me Beartin, të cilat bënë bujë gjatë ditës së djeshme, kanë shtuar pikëpyetje nëse i gjithë emisioni “Përputhen” është me skenar tek puna e çifteve, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase Tea doli si çift me Andin para pak ditësh, ndërsa tani u kuptua se ajo është e lidhur me Beartin dhe dukeshin shumë të dashuruar.

Reklamë

Për këtë rast reaguan edhe protagonistët, Andi tha se ishte i detyruar të dilte çift me Tean ngase ashtu ia kërkoi “kontrata”, të cilën e vlerëson të frikshme.

Ndërsa, Bearti tha se janë të lidhur me Tean dhe ajo është e pafajshme, por që e vërteta do të kuptohet.

Së fundi, aktori Xhevdet Jashari me anë të disa postimeve në Instagram, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj këtij emisioni.