Pas aksidentit me makinë në Los Anxhelos, komediani dhe aktori Kevin Hart është dërguar në spital me plagë të rënda.


Policia njoftoi se Hart ishte në makinën e tij “Plymouth Barracuda” me dy persona të tjerë.

Shoferi Jared Black humbi kontrollin dhe automjeti përfundoi jashtë rrugës. Edhe ai mori disa plagë, ndërsa personi i tretë në makinë nuk u lëndua.

Reklamë

Të dy u dërguan menjëherë në spital, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Viti i prodhimit të makinës ishte 1970 dhe thuhet se Kevin ia kishte bërë dhuratë vetes për 40-vjetorin e lindjes.