Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman është shtruar në spital për shkak të infektimit me coronavirus. Mediat turke shkruajnë se aktori 39 vjeçar është infektuar me variantin e ri të coronavirusit, ndërsa citojnë një status të Tolgahanit në rrjetet sociale.


Ai shkruan:

‘Sapo mësova se jam me Covid-19. Kam qenë duke u trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testet rezultuan negative, por sidoqoftë, testi i radhës më nxorri pozitiv. Mutacioni i ri i virusit mund të mos rezultojë pozitiv në testet e para. Ndaj u kërkoj të gjithëve të jenë më të kujdesshëm. Ju uroj një ditë të shëndetshme’.

Reklamë

Sipas ‘Hurryet’, nga spitali ende nuk është dhënë një informacion mbi gjendjen e tij, ndërsa vetë Almeda nuk ka reaguar në rrjetet sociale pas interesimit të mediave dhe fansave. Almeda pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me Tolgan.