Aktori i njohur, Rrezart Veleshnja, ka bërë një rrëfim emocional, ku ndër të tjera ka folur hapur edhe për problemet me drogën, shkruan Reporteri.net.

Veleshnja ka thënë se ishte viktimë e suksesit të tij, teksa foli për peshën e rëndë që ka fama dhe se si ndikoi që atij t’i afroheshin njerëzit nga bota e drogës.

“Euforia të merr me vete, njerëzit të flasin në rrugë, të ndalojnë duan foto, duan të ulesh nëpër tavolina me ta. Dhe ty kjo gjë të pëlqen. Të pëlqen kur të adhurojnë. Por, ajo që nuk kupton në atë moment është se kur je në televizor, disa njerëz duan të të përdorin. Jo të gjithë, por disa. Sidomos ata që merren me botën e drogës”, ka rrëfyer Veleshnja tek “Piranjat”.

Reklamë

Ai ka thënë se pikërisht këta njerëz duan të përfshijnë njerëzit e artit, sportit e të politikës.

“Jo se u duhen këta njerëz, por u duhet fama e tyre. U duhet për ta shitur jetën e tyre si “normale” . Për t’i thënë rinisë, ja kështu jetojnë të gjithë. Dhe ti këtë gjë e beson”.

Në fund thotë se përkrah i mbeti veç familja, pasi që të tjerët që dikur e donin, sapo iku nga ekrani u larguan nga rrethi i tij.

“Kostot e famës janë të mëdha. Morale, familjare, personale. Dhe kur ikën nga ekrani, ata njerëz që dikur të merrnin për krahu, dhe të thonin “je i yni”, për çudi ata zhduken. Nuk u duhesh më. Nuk të kërkon njeri. Sepse nuk të kanë dashur ty, por kanë dashur statusin tënd. Dhe kur statusi fiket, ti e sheh se e vetmja gjë që mbetet është vetëm familja”, ka deklaruar Veleshnja./Reporteri.net

Reklamë