×
  • Show Time
  • Show Time

    Albani kujton sot Dr.Florin në oborrin e fëmijërisë me pamje nga dhoma e vjetër: Ti ishe superheroi im

    Reporteri
    17 Nëntor 2023 | 21:50

    Një shënim prekës ka lënë në Instagram Alban Kondi, vëllai i të ndjerit Dr.Flori. Në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dr.Florit, Albani është rikthyer në oborrin e fëmijërisë, aty ku duket dritarja e dhomës ku u rritën. E nga aty i rrjedhin edhe lotët e kujtimet…

    Albani kujton sot Dr.Florin në oborrin e fëmijërisë me pamje

    Albani kujton sot Dr.Florin në oborrin e fëmijërisë me pamje

    “Ca copëza tekstesh 💔 Sot 17.11.2023 u bene 9 vite pa ty… çfare ditesh te mbushura me lot malli, trishimi e gezimi.

    Sot ndalova ne oborrin e shtepise tone te vjeter, hypa shkallet, hapa deren dhe shkova te dritarja ku i vogel dilja e prisja qe ti te vije nga shkolla ne shtepi. Une atehere si kisha me shume se 6 vjec e ty te shihja si superheroin tim. Nje ndjesi e thelle zbrazetie me pushtoi e nje mall i madh per te kaluarat e humbura.

    Po kujtoja ditet e lumtura te femijrise, dhe ndjesia ishte aq e forte sa mu duk sikur ajo dhome ishte plot me jete e ne ishim ne te njetin vend duke u çmallur e perqafuar. Ne sfond ishte muzika klasike qe vinte babi e mbi komodine copeza tekstesh qe me vone do ktheheshin ne vargje e melodi qe do shenjonin breza.

    Uroj qe Florani vogel te jete per Blinin njejt siç ishe ti per mua e Blini me i denje seç isha une per ty.

    Me ka marre malli shume…”, shkruan Albani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!