Rreth një javë më parë aktorja Almeda Abazi është bërë nënë për herë të dytë.


Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman, kanë mirëpritur një vajzë të quajtur, Alina.

Duke qenë se kjo është njoftuar nga mediet turke, artistja me prejardhje shqiptare ka publikuar ditën e sotme një nga momentet të realizuar menjëherë pas lindjes.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

Ajo shfaqet duke mbajtur në krah foshnjën e porsalindur dhe në anën tjetër pranë tyre është edhe Tolga.

Reklamë

Çifti morën urime të shumta nga miqtë dhe fansat e shumtë që numërojnë në Instagram.

Të njëjtit rreth dy vite më parë u bënë prindër të një djali të quajtur, Efehan.

Almeda dhe Tolgahan ndryshe i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017.