Ish konkurrentët e emisionit kanë shtuar sërish kureshtjen për një lidhje dashurie.
Ishte Andi ai i cili ka publikuar një video me Melisën të cilët kanë dal për të pirë kafe.
Andi në Instagramin e tij ka postuar videon duke i bërë tag Melisës.
“Përshëndetje grupi si jeni, desha të ju tregoi se jam për një kafe serioze”, ka thënë ai në videon e postuar.
Ndryshe, Andi dhe Melisa aludohet se janë në lidhje dashurie por këtë gjë dyshja e kanë mohuar në program dhe jashtë programit.