Olta Gixhari ka thyer shpesh rregullat duke hedhur akuza për produksionin dhe vendimet e marra nga “Vëllai i Madh”. Sipas saj produksioni favorizon Luizin.

Mbrëmjen e sotme Arbana Osmani i tërhoqi vëmendjen Olta Gixharit duke e paralajmëruar se të tilla shkelje nuk do të tolerohen më.

“Është e patolerueshme Olta! Nga publiku jashtë priten të tilla mendime, kanë qenë gjithmonë, por jo nga ju që e dini shumë mirë si funksionojnë gjërat”, tha Arbana.

Reklamë

Nga ana tjetër Olta kërkoi falje dhe tha se nuk e mendon vërtetë diçka të tillë por ndikohet nga stresi. “Nuk e mendoj vërtetë se nëse do e mendoja do kisha dalë nga kjo shtëpi”, shtoi ajo.

Megjithatë, vendimi i “Zarfit të Zi” që në të kaluarën ka sjellë përjashtim të banorëve ose dënime, këtë herë ishte një paralajmërim. Një paralajmërim i fundit për Oltën në lidhje me akuzat apo aludimet që bën për produksionin në shtëpi.