Arbana Osmani ka zbuluar së fundmi se si e ka mësuar gjininë e bebit që po pret. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre e ka pyetur nëse “do të ketë plasje tullumbaci si Sara”. Moderatorja tha se ka qenë me pushime kur zbuloi gjininë e bebit.

“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Diellin në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi.”, tha ajo.

Reklamë

Kujtojmë që moderatorja përflitet se do të bëhet nënë e një vajze. Arbana zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në natën finale të Big Brother VIP. Sa i përket televizionit, ajo tha se nuk do të rikthehet në ekran nga vjeshta.