Ariana Grande e dinte që fansat e saj prisnin me padurim të shihnin ndonjë “grimcë” nga ceremonia sekrete, e cila u mbajt larg vëmendjes mediatike. Ajo postoi në Instagram disa foto nga ceremonia e datës 15 maj.
Ariana duket e veshur me një fustan të bardhë klasik me vello teksa puth bashkëshortin Dalton Gomez brenda shtëpisë së saj në Montecito, Kaliforni. Ambienti është i dekoruar me lule dhe qirinj dhe duket minimalist.
ReklamëView this post on Instagram
“Ata u martuan. Ishte një ceremoni e vogël me më pak se 20 persona. Ndihej kudo lumturia dhe dashuria. Çifti dhe familjet e secilit s’mund të ishin më të lumtur se kaq,” u shpreh përfaqësuesi i këngëtares pasi qarkulluan zërat e dasmës.
ReklamëView this post on Instagram
27-vjeçarja u fejua që në dhjetor me Dalton, një agjent pasurish të patundshme, 25 vjeç. Të dy e kanë mbajtur lidhjen shumë private.
“Familja e Ari-t është shumë e lumtur. Të gjithë e duan Dalton. Ai është i shkëlqyer. Kjo fazë e jetës së saj ka qenë shumë e qetë dhe pak e paqartë, por në një mënyrë të mirë. Të gjithë janë të lumtur që ajo po martohet me Dalton,” thanë burime për People.