Aktorja dhe ish-konkurrentja e “BBV”, Arjola Demiri ka thënë disa herë në program se ka një miqësi të madhe prej vitesh me Atdheun, ish konkurrentin e “Për’Puthen”.
Para disa kohësh është përfolur për një prishje marrëdhëniesh, por të dy e kanë mohuar lajmin.
Ndërsa së fundmi, Arjola publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram ku ka komentuar edhe Atdheu.
View this post on Instagram
“Shif çfarë femre ka bo nana”, ishte mbishkrimi i aktores.
Ndërsa komenti i mikut të saj Atdheut ishte ai që mori vëmendjen e publikut.
“Te ka bo nona me katalog avash avash tu i zgjedh ma te mirat e mundshme per ty”, ishte komenti i tij.
Ndryshe, shpesh herë në media përflitet për një lidhje të mundshme në mes të dyshes, mirëpo të dy deri më tani i kanë mohuar këto dyshime.
