Këngëtarja e njohur, Britney Spears është arrestuar në California, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
Këngëtarja u arrestua rreth orës 21:30 sipas kohës lokale të mërkurën dhe u lirua në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Ajo do të paraqitet para Gjykatës më 4 maj.
Dokumentet e gjykatës nuk konfirmojnë arsyen e arrestimit të këngëtares./Reporteri.net