×
  • Show Time
  • Show Time

    Arta Nitaj agjërueshëm, tregon si po i kalon ditët e para të Ramazanit

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 10:45

    Aktorja dhe prezantuesja e njohur televizive, Arta Nitaj në një emision ka rrëfyer detaje për jetën dhe karrierën. Arta ka treguar se agjëron Ramazanin dhe kjo nuk është hera e parë që e bën këtë.


    “Nuk është hera e parë që agjëroj, por kësaj radhe po kaloj me shumë lehtësi. Vij nga një vend si Peja dhe për ramazan ka njëfarë gjallërie…Mbase nuk kam punë shumë të vështirë, po kaloj shumë lehtë me agjërim në krahasim me ata që kanë orar të gjatë”.

    Ajo ka thënë se i vetmi impakt i Ramazanit në jetën e saj të përditshme është ndryshimi i orarit të fitnesit.

    “Unë e kam mësuar trupin të shkojë në fitnes në mëngjes, ndërsa tash shkoj pas iftarit. Është pak më rëndë sepse shkoj me barkun plotë”.

    Duke folur për rolin e saj si moderatore në një emision sportiv, ajo ka thënë se ndjehet shumë mirë dhe shpreson të vazhdojë në botën e televizionit pa lënë anash edhe aktrimin.

    “S’e kam menduar asnjëherë se do të bëhem moderatore e sportit edhe pse babi im ka qenë futbollist. Në shtëpinë time shikohet shumë futbolli, pasi motër nuk kam, ndërsa babai dhe dy vëllezërit janë sportdashës”.

    “Xhesika” e “O sa mirë” ka thënë se ky serial i ka hapur shumë dyer, pasi ajo thotë se ka filluar bashkëpunimin me aktorë shumë të njohur, pa anashkaluar edhe rolin e producentit. Bukuroshja e ekranit duke folur për jetën personale, ka thënë se për momentin nuk ka ndonjë të dashur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!