Këngëtarja me prejardhje shqiptare e me famë botërore, Bebe Rexha, sot ka vizituar disa fshatra të Shqipërisë, të cilat janë prekur nga tërmeti që la pas shumë të vdekur e dhjetëra të lënduar.


Rexha ka vizituar disa shtëpi në fshatin Bubq të Shqipërisë, teksa ka deklaruar përmes një storie në Instagram se shtëpia e parë të cilën këngëtarja do ta rindërtojë shtëpinë e një familje, e cila u shkatërrua pothuajse tërësisht nga tërmeti, shkruan Reporteri.net

Përmes disa videove Rexha ka shfaqur pamje nga shtëpia e familjes së Musës, për të cilën edhe do të kontribuojë për t’ua rindërtuar.

Reklamë

“Është gjithçka e komplikuar”, ka thënë Rexha në video.

 

Ndryshe, këngëtarja ka sjellur edhe ndihma të tjera humanitare për fëmijët, teksa shihet duke i shpërndarë disa bonbone e çokollata. /Reporteri.net/.