Ka një javë që Bella Hadid bëri publike lidhjen e re të dashurisë.

Pas një lidhje të gjatë, me ulje dhe ngritje me këngëtarin The Weeknd, duket se bukuroshja Hadid ka gjetur qetësinë në krahët e Marc Kalman, përcjellë Reporteri.net.

Reklamë

Modelja me të dashurin e saj kanë udhëtuar drejt Festivalit të Kanës, ndërsa po shijojnë edhe disa momente relaksi së bashku.

Por, aparati i fotografëve atje ka kapur edhe disa momente intime të modeles e cila tashmë po del hapur dhe në publik me Marc Kalman.

Një burim pranë “Eonline” thotë se çifti po dëshirojnë që lidhja e tyre të jetë me hapa të ngadalshëm dhe të jetë sa më private.

/Reporteri.net/

Reklamë