Gashin e kanë ‘kritikuar’ ndjekësit pranë fotos ku tregon tatuazhin për Kosovën.
Reperi Gashi mbrëmë e ka publikuar një foto në Instagram dhe pranë saj ka treguar tatuazhin e tij më të ri.
Reperi me prejardhje shqiptare ka vendosur që në trup ta shkruaj ‘Kosovo’ ndërsa ka pranuar edhe një kritikë nga ndjekësit e tij.
Disa prej tyre i kanë komentuar duke i thënë se në shqip do të duhet ta shkruante ‘Kosova’ dhe jo ‘Kosovo’.
Megjithatë komentet pozitive nuk kanë munguar pasi Gashi është shumë i dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Ai edhe pse jeton dhe vepron në SHBA nuk e ka harruar asnjëherë prejardhjen shqiptare.
View this post on Instagram