Pak kohë më parë, aktori i humorit Bes Kallaku bëri të ditur se do të sjellë filmin e tij më të ri, i cili do të titullohet “Falco the movie”.


Besi ka zbuluar se filmi do të jetë një komedi ku do të përfshihet personazhi i famshëm i “Skifterit”.

Gjithashtu, në kastin e aktorëve do të jenë dy këngëtaret Bleona Qereti dhe Enca.

Reklamë

Mirëpo, ditën e sotme Besi i ka befasuar të gjithë pasi ka publikuar një tjetër detaj nga filmi që pritet të dalë së shpejti. Pjesë e tij do të bëhet edhe reperi i famshëm Unikkatili.

Në profilin e tij në Instagram, aktori ka publikuar një foto ku shfaqet krah Unikkatilit dhe kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në komente, duke e pritur mjaft mirë bashkëpunimin e dyshes.