Beyonce është ndër personat e fundit të famshëm që i janë bashkuar lutjeve për Kobe Bryant dhe familjen e tij, pas vdekjes tragjike të së dielës.


Pesë-herë kampioni i NBA vdiq të dielën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte. Ai po udhëtonte me vajzën e tij dhe disa shokë, përkundër mjegullës që e kishte kapluar atë pjesë të Los Angelesit, transmeton Gazeta Express.

Bota e sportit ka qenë duke e vajtuar humbjen e Bryant që nga atëherë dhe së fundi lutjeve për të dhe familjen e tij i është bashkuar edhe këngëtarja e famshme amerikane, Beyonve.

Reklamë

Beyonce ishte mysafire e rregullt në ndeshjet e Los Angeles Lakers, klubi ku Kobe e kaloi karrierën e tij mbresëlënëse në NBA. Në postimin e saj, Beyonce e postoi një fotografi të Kobet me vajzën e tij Gianna, që gjithashtu ka vdekur në këtë aksident,.

“Unë do të vazhdoj të lutem me zell për mbretëreshat e tua. Na mungon thellësisht i dashur Kobe”, shkroi Beyonce.