Dasma e Bleros dhe Afrona Dikës është një nga eventet më të komentuara të showbiz-it dhe që po pritet me padurim nga fansat e tyre. Dyshja ka ndarë shpeshherë me publikun detaje të ndryshme të dasmës, gjë që ka shtuar akoma më shumë kureshtjen.


Ashtu si u bë e ditur nga vetë Afrona dhe Blero gjatë një interviste, ata kanë filluar të mendojnë për familjen e tyre të re që tani.

Këngëtari dhe partnerja e tij kanë blerë banesë në kompleksin banesor të Mabetex-it në Hajvali të Prishtinës, me një çmim që arrin deri në 350 mijë euro.

Reklamë

Ky investim tregon se Blero dhe Afrona janë gati për jetën e re si të martuar.