Që pas hyrjes në fuqi të masave të reja, kolona të gjata po krijohen edhe në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Kjo gjë së fundmi e ka nervozuar edhe Bleron i cili ka reaguar përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Këngëtari ka publikuar një fotografi duke pritur në kolonë, derisa i acaruar thotë se këtu do të ndalet virusi.
“Mënyra më e mirë për me ndalë Covidin! Bravooo, dmth këtu në kufi Kosovë/Shqipëri ndalet. WTF?”, ka shkruar Blero.
Theksojmë se kolonë rreth pesë kilometra është krijuar në Morinë për të hyrë në Kosovë, dhe qytetarëve po u kërkohet testi PCR ose çertifikata e vaksinimit./Reporteri.net/
