Miss Kosova, Blerta Veseli, e cila po shijon akoma suksesin e New York Fashion Week ka kapur përsëri syrin e mediave rozë.
Bukuroshja super seksi e Kosovës e cila pak ditë më parë festoi ditëlindjen me shumë dhurata të shtrenjta si ora e aksesorë ‘Cartier’, që njihet si marka më e shtrenjtë për punime me diamante, ka befasuar përsëri publikun, shkruan Reporteri.net.
Blerta Veseli sapo ka blerë një makine super luksoze me vlere 122 mijë dollarë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në Instagramin e saj.