Gresa Haliti është emër që ka depërtuar shpejt në tregun e showbizit.
Edhe pse ende është në moshë të re, Haliti ka nisur me sukses hapat në fushën e modelimit, ndërsa menaxhohet nga Milot Ahmeti.
Ajo është vetëm 23 vjeçe dhe komentohet shumë për dukjen dhe fizikun.
Blogerja nga Vitia, ka marrë shumë ftesa nga kompanitë e huaja për të bashkëpunuar në fushën e modelimit, gjë që do i hapte shumë rrugë në karrierën e saj.
E reja që hyri fuqishëm në këtë industri, numëron shumë ndjekës në rrjete sociale dhe është emër shumë i kërkuar nga kompanitë e marketingut. /Reporteri.net/.


