Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si dhe Shoqata e Gastronomëve kanë paralajmëruar protestën e radhës.

Të pakënaqur me masat që janë vendosura nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, gastronomët kanë ngritur sërish pakënaqësitë e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Me moton “Boll Ma”, gastronomët kanë bërë të ditur se të mërkurën (15 dhjetor) me të filluar nga ora 13:00 do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Reklamë

Kjo protestë po përkrahet fuqishëm edhe nga pjesa më e madhe e estradës, ku në profilet ata kanë bërë thirrje që njerëzit të marrin pjesë me datë 15 dhjetor.

Majk, Dafina Zeqiri, Don Xhoni, Mozzik, Butrint Imeri, janë vetëm disa nga emrat që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, e që sigurisht do të jenë pjesë e turmës atë ditë.

Kujtojmë që sipas masave të reja të Qeverisë që kanë hyrë në fuqi më 6 dhjetor, kundër pandemisë Covid-19, gastronomia lejohet të punojë nga ora 05:00 deri në orën 23:00 të darkës, kurse sa i përket muzikës ajo lejohet vetëm deri në orën 21:30./Reporteri.net/

Reklamë

Reklamë