Mbrëmë (e premte) ka qenë nata e dytë e spektaklit “Dancing With the Stars”.

Edhe në këtë natë pati befasi të shumta nga konkurrentët e po ashtu u bë edhe eliminimi i parë.

Prezantuesja e këtij shou, Bora Zemani, shkëlqeu edhe këtë herë me fustanin e bardhë të ngushte që ia vinte në pah linjat trupore.

Reklamë

Ajo së fundmi ka shpërndarë disa fotografi në Instagram, ku duket se nuk mungoi sërish partneri i saj, Donald Veshaj.

Ai tani pas ribashkimit po qëndron çdo moment krah të dashurës duke e mbështetur në masë të madhe.