Këngëtari legjendar kanadez Bryan Adams do të performojë në Prishtinë më 27 qershor.
Koncerti i tij do të mbahet në Sallën 1 Tetori, ku pritet të mbledhë fansa të shumtë nga e gjithë Kosova dhe rajoni.
Biletat për koncertin e tij ende nuk kanë dalë në shitje, por janë bërë të ditura çmimet e tyre.
Bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 178 euro, kurse me e lira 96.
Bryan Adams, i njohur për hitet e tij ndër vite si “Summer of ’69”, “Heaven” dhe “(Everything I Do) I Do It for You”, vazhdon të jetë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës rock dhe pop në botë./Reporteri.net/
